🛡️ SI TA KUPTOJMË TË DJATHTËN. 17 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 17, 2025
- 1 min read

Titulli: Robert George dhe ligji natyror si themeli i lirisë që nuk devijon
Në kohë të turbullta, ku edhe ligji merr formën e opinionit, Robert P. George (1955–), filozof moral, jurist dhe profesor në Princeton, qëndron si shtyllë e heshtur që mban peshën e të vërtetës që s’mund të çohet në votim.
Ai është një nga zërat më të kthjellët të së djathtës akademike amerikane, duke mbrojtur parimin se ligji nuk është thjesht rregullore që miratohet, por shprehje e një të vërtete të njohshme nga arsyeja njerëzore, të përbashkët dhe të palëkundur.
Për George, ligji natyror është themeli i lirisë që nuk shpërfytyrohet, sepse është ligj që e mbështet njeriun si qenie morale, jo si produkt momental i vullnetit kolektiv.
Ai mbron martesën, jetën, ndërgjegjen, familjen, arsyen, jo nga pozicione fetare, por nga vetë ndërgjegjja njerëzore.
E djathta që ai mishëron është dinjiteti i qëndrimit kur rreth teje qeshin, dhe lartësia e mendimit që nuk përkulet para modës së ditës.
🕊️
Të jesh i djathtë do të thotë të ecësh me lirinë që vjen nga bindja, jo nga impulsi; me ligjin që e ndihmon ndërgjegjen, jo që e zëvendëson.
Sepse ajo që s’mund të shkruhet nga moda,
nuk mund as të fshihet nga shumica.
.png)











Comments