Sot, dyert e shkollave hapen sërish
- Arian Galdini

- Sep 8
- 1 min read

Sot, dyert e shkollave hapen sërish.
Dhe me to hapen mijëra rrugë të reja.
Disa do të mësojnë për herë të parë të shkruajnë emrin e tyre.
Të tjerë do të mësojnë të kërkojnë mendimin e vet në mes të librave.
Çdo klasë është një fillim.
Një fillim i vogël për fëmijën që hyn për herë të parë me çantën në shpinë, por një fillim i madh për një vend që ka nevojë për dije, për mendim të lirë, për ndriçim.
Të gjithë jemi borxhli ndaj shkollës.
Sepse ajo nuk të mëson vetëm lëndët.
Të mëson të ulesh, të dëgjosh, të marrësh fjalë e t’i kthesh në ndërtim të vetes.
Të mëson të respektosh tjetrit mendimin, e të ndërtohesh vetë me përpjekje.
Mësuesit sot nuk janë thjesht profesionistë.
Janë kujtesa e së nesërmes që mbjellin të ardhmen.
Dhe fëmijët nuk janë thjesht nxënës.
Janë fjalët e ardhshme të këtij vendi, që do ti thonë një ditë më mirë, më qartë, më drejt se ne.
Le të fillojë një vit i ri shkollor me përulësi, me përkujdesje dhe me ndjenjën e bukur se çdo bankë është më shumë se vend, është mision.
E ardhmja nuk vjen nga premtimet.
Vjen nga dija që kultivojmë sot.
.png)











Comments