Subjekti: Harsh, Melissa mund të jetë në ëndrrat e tua. Por Pisika meriton më shumë se Meta.
- Arian Galdini

- Aug 5, 2025
- 2 min read

I dashur Harsh,
Melissa mund të jetë në ëndrrat e tua.
Sepse në këtë realitet, ti ke gabuar gjithçka.
Emrin.
Emailin.
Çështjen.
Njeriun.
Por, në fund të fundit, për ty ç’rëndësi ka kjo?
Ti nuk lexon.
Ti nuk kupton.
Ti nuk zgjidh.
Ti nuk shërben.
Ti je Boti nr. 29.
Thjesht një zë tjetër në korin gjithnjë e më absurd të algoritmit që sillet si burokraci.
Harsh, ndoshta Melissa vërtet ka nevojë për ndihmën tënde.
Ndaj të lutem, shko dhe gjeje.
Ndihmoje.
Merre çështjen e saj siç duhet.
Jepi më shumë sesa ky rreth vicioz turpi dhe paaftësie.
Por le ta themi troç: ti nuk je këtu për të ndihmuar.
Ti je këtu për të lodhur.
Për të shtyrë.
Për ta shpërndarë përgjegjësinë në një mijë emra dhe zero zgjidhje.
Mark Zuckerberg,
A e lexon këtë?
A është kjo trashëgimia jote?
Një perandori teknologjike që nuk arrin të drejtohet as te përdoruesi i duhur, por ëndërron të ndërtojë metaversin?
Kjo nuk është më një platformë.
Ky është një teatër absurd.
Një farsë e veshur me kod.
Dhe ndërkohë që Melissa mbetet pezull në mjegull, macja e saj, Pisika, vuan në heshtje të dinjitetshme.
Pisika nuk ka llogari në Facebook.
Nuk bën fushata publicitare.
Nuk shpërndan story me miqtë.
E që do të thotë se, në mënyrë ironike, ajo është më e kualifikuar për ndihmë sesa unë.
E dinit që Pisika ka dy javë që nuk ka porositur pica?
Është thellësisht e shqetësuar që Elon Musk nuk ka lënë shtatzënë asnjë Melisë në dy javët e fundit.
Dhe, sinqerisht, në këtë pikë, zhgënjimi i saj është më i justifikuar se imi.
Sepse, të paktën, ajo nuk merr email-e nga njerëz që nisin me emrin e gabuar, mbyllen me një rast tjetër, dhe ia dërgojnë krejt një të panjohuri.
Nga ju, Meta, unë s’pres më as ndihmë, as përgjigje, as njerëzi.
Ndaj ju them:
Turp.
Për një makineri që di të thotë gjithçka, përveç të vërtetës.
Me përçmim të heshtur,
Arian Galdini
Themelues i LRE – Rinisja
Tiranë, Shqipëri
.png)











Comments