Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 10 📅 5 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 5, 2025
- 1 min read

Nuk të kërkojmë të bësh gjëra të mëdha.
Të kërkojmë vetëm të mos harrosh veten.
Të mos bëhesh pjesë e një loje ku e vërteta është shitur, ku morali është zëvendësuar me justifikime, ku heshtja është bërë strehë për frikën.
Sepse ti e di.
E ke ndjerë.
Kur je ndalur e ke pyetur veten:
A kështu duhet të jetë Shqipëria?
A ka vetëm maska, fasada dhe pazare?
Jo. Ka edhe njerëz që nuk janë dorëzuar.
Ka ende zëra që nuk janë blerë.
Ka një rrugë tjetër. Dhe ajo rrugë ka nevojë për ty.
LRE Rinisja është vendi ku e vërteta nuk është e turpshme, ku ndershmëria nuk është marrëzi, dhe ku fjala nder nuk është fjalë e vjetër.
📣 Vepro sot!
Ndaje këtë thirrje me dikë që ka humbur shpresën.
Na shkruaj. Bashkohu. Bëhu pjesë e Shqipërisë që s’është shitur.
Sepse në këtë tokë, nuk kanë mbaruar ende shqiptarët që s’u shitën.
LRE Rinisja
.png)











Comments