Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 11 📅 6 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 6, 2025
- 1 min read

Nuk duhet të jemi shumë për të nisur ndryshimin.
Duhet vetëm të mos jemi bosh.
Kur zemra jote e ndien se diçka nuk shkon, mos e shpërfill.
Kur heshtja e përditshme fillon të të ngjajë me nënshtrim, mos u mësuo me të.
Njerëzit që ndryshojnë botën nuk e bëjnë me britma.
E bëjnë me hapa që nuk kërkojnë lavdi.
Me një dritë të qetë që nuk shfaqet, por pranishme mbetet.
Shqiptar,
nëse ndershmëria nuk të ka braktisur, nëse e ndjen se nuk je bërë për këtë teatër të shëmtuar që e quajnë politikë, nëse brenda teje ka ende diçka që s’e pranon pajtimin me të keqen…
…atëherë kjo thirrje është për ty.
LRE Rinisja nuk është jehonë.
Është frymë që lind te secili që nuk ka pushuar së kërkuari kuptim.
📣 Vepro sot!
Na shkruaj pa zhurmë. Ndaje këtë fjalë me ata që nuk kanë nevojë të binden, por të kujtohen.
Sepse jo gjithmonë duhet të bërtasësh për të dëgjuar zërin tënd.
Ndonjëherë mjafton të mos heshtësh më.
LRE Rinisja
.png)











Comments