Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 14 📅 9 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 9, 2025
- 1 min read

Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, por s’e kanë humbur veten.
Ka të tjerë që kanë fituar gjithçka, por janë zhveshur nga çdo thelb.
Në Shqipëri, për shumë kohë, fituesi ka qenë ai që mashtron më bukur, jo ai që jeton me nder.
Por kjo nuk është ligj. Është deformim.
Dhe çdo deformim, mund të përmbyset.
Shqiptar,
nëse në heshtje e ke ndier se ky realitet është i sëmurë, nëse zemra jote nuk e pranon turpin si normalitet, nëse s’të ngrohin fjalët, por të djegin padrejtësitë…
…atëherë nuk je vetëm.
Ka edhe të tjerë si ty.
Që nuk bëjnë zhurmë, por s’kanë pushuar së shpresuari.
Që nuk dalin në ekran, por e mbajnë Shqipërinë gjallë çdo ditë, me punën, ndershmërinë dhe heshtjen e tyre të drejtë.
LRE Rinisja është bashkimi i këtyre njerëzve.
Nuk ka thirrje më të fortë se vetëdija se jemi ende këtu.
📣 Vepro sot!
Mos e humb veten për t’u përshtatur me një shoqëri të kalbur.
Na shkruaj. Bëhu pjesë. Ndaje këtë fjalë me ata që s’kanë pushuar së duruari.
Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë aktorë, por për njerëz që nuk luajnë rol.
LRE Rinisja
.png)











Comments