Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 19 📅 14 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 14, 2025
- 1 min read
Updated: Jul 17, 2025

Ka një çast që ndan njeriun që thjesht jeton, nga ai që zgjohet.
Një çast kur nuk kërkon më fajtorë, por merr përgjegjësi.
Kur nuk pret më që dikush tjetër të ndryshojë diçka, por e kupton se çdo gjë nis te ti.
Shqiptar,
nëse ke pritur mjaft, nëse je ngopur me gënjeshtra që thuhen bukur, nëse nuk të mjafton më të jesh spektator në dramën e kombit tënd…
…atëherë e ke bërë tashmë zgjedhjen.
Edhe nëse nuk e ke shqiptuar.
Sepse zgjedhja e së mirës nuk është deklaratë, por gjendje.
Ajo lind nga neveria për të keqen dhe dashuria për të vërtetën.
LRE Rinisja nuk është një garë për pushtet.
Është kthim te vetja.
Te fjala që ka peshë.
Te njeriu që nuk tradhton më ndërgjegjen për asnjë çmim.
📣 Vepro sot!
Mos e kërko më rrugën. Bëhu vetë rrugë.
Na shkruaj. Bashkohu. Ndaje këtë thirrje me ata që s’mund të rrinë më duarkryq.
Sepse ndryshimi s’ka për të ardhur si dhuratë.
Ai lind aty ku një njeri vendos të mos bëjë më kompromis me vetveten.
LRE Rinisja
.png)











Comments