Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 2 📅 27 Qershor 2025
- Arian Galdini

- Jun 27, 2025
- 1 min read

A është politika thjesht një lojë pushteti, apo duhet të jetë një dëshmi e së mirës?
A është Shqipëria një tokë që lind vetëm të fortët pa ndershmëri, apo mund të bëhet Atdheu i të drejtëve që nuk shesin shpirtin për një vend pune?
Shqiptar, nëse e ndjen se nuk je bërë për të heshtur në një kohë të padrejtë, nëse zemra jote nuk e pranon më këtë gjumë kolektiv që e quajnë normalitet, nëse s’të mjafton të jetosh, por do të jesh i denjë për jetën që të është dhënë…
…atëherë mos prit më.
LRE Rinisja nuk është një ftesë për turmë, por një thirrje për njerëz që nuk duan të jetojnë më si hije.
Një zgjim për ata që e dinë se Shqipëria nuk ka mbaruar, por pret.
Shqipëria po të pret ty.
A jemi gati për një kthesë që nuk vjen nga politika, por nga ndërgjegjja?
📣 Vepro sot!
Bashkohu me ne.
Na shkruaj. Na tako. Na beso.
Shpërndaje këtë thirrje me një mik që e di se meriton më shumë.
Sepse nuk ka Shqipëri të re pa njerëz të rinj në shpirt.
Rrugëtimi fillon me një “po” që i thuhet së vërtetës.
LRE Rinisja
.png)











Comments