top of page

Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 21 📅 16 Korrik 2025


Ka nga ata që rrinë pezull, mes zemërimit dhe dorëzimit.

Ka nga ata që i ka lodhur fjala “shpresë”,

dhe që nuk kërkojnë më një shpëtimtar, por një shkak për të mos heshtur më.


Ka edhe të tjerë që qeshin me çdo ideal,

sepse kanë parë shumë premtime, shumë mashtrime, shumë maska.

Por cinizmi nuk është mençuri. Është plagë që s’po shërohet dot.


Shqiptar,

nëse nuk të pëlqen çfarë sheh në pasqyrën e këtij vendi, mos ia mësyj çekiçit.


Mbylli sytë për një çast dhe pyet veten:


Kush dua të jem në këtë vend? Një zë? Një dorë? Një fytyrë që nuk fsheh më asgjë?


Ka nga ata që ikin.

Ka nga ata që qëndrojnë, por fshihen.

Dhe ka nga ata që qëndrojnë e dalin përpara.


LRE Rinisja është për të tretët.

Për ata që nuk kanë më asnjë iluzion, por kanë zgjedhur të kenë karakter.


📣 Vepro sot!

Ndaje këtë thirrje me dikë që nuk e sheh më veten në këtë realitet.

Na shkruaj. Mos u fshih më pas justifikimeve.

Sepse kur e mira nuk ka zë, e keqja nuk ka më as frikë.


LRE Rinisja




The Call of Conscience


Day 21


📅 July 16, 2025


Some live suspended, somewhere between anger and surrender.

Some are tired of the word “hope,” no longer looking for a savior, just a reason not to stay silent.


Others laugh at every ideal, because they’ve seen too many promises, too many lies, too many masks.

But cynicism is not wisdom. It’s a wound that hasn’t healed.


Albanian,

if you don’t like what you see in the mirror of this country, don’t reach for the hammer.


Close your eyes for a moment and ask yourself:


Who do I want to be in this place? A voice? A hand? A face that hides nothing anymore?


Some leave.

Some stay, but hide.

And some stay, and step forward.


LRE Rinisja is for the third kind.

For those with no illusions left, but who have chosen to stand with character.


📣 Act today!

Share this with someone who no longer sees themselves in this reality.

Write to us. Stop hiding behind justifications.

Because when the good has no voice, evil no longer needs fear.


LRE Rinisja


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page