Thirrja e Ndërgjegjes. Dita 7 📅 2 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 2, 2025
- 1 min read

Ka njerëz që thonë: “Nuk ndryshon gjë.”
Ka të tjerë që thonë: “Unë ç’mund të bëj vetëm?”
Por historia nuk e kanë shkruar as skeptikët, as të dorëzuarit.
Ajo është ndryshuar gjithmonë nga një i vetëm që nuk pranoi më të heshtte.
Nga një që u bë zë, kur të gjithë heshtën.
Nga një që u ngrit, kur të gjithë qëndruan ulur.
Shqiptar, nëse ndjen se jeta jote ka më shumë sesa mbijetesë, nëse nuk mund ta pranosh që fëmijët të rriten në një vend pa dinjitet, nëse ende beson te vlera, nderi, virtyti, puna, dhe përgjegjësia…
…atëherë kjo është thirrja jote.
LRE Rinisja është mjeti.
Por vendimi është i yti.
Askush nuk vjen për të të shpëtuar.
Por bashkë, mund të shpëtojmë Shqipërinë nga ajo që po e zhbën.
📣 Vepro sot!
Mos pyet më çfarë do bëjnë të tjerët. Pyet çfarë do bësh ti.
Na shkruaj. Bashkohu. Ndaje këtë thirrje.
Në këtë vend, çdo “i vetëm” që zgjohet është një kthesë.
Bëhu kthesa.
LRE Rinisja
.png)











Comments