Vetëm ata që dinë të dëgjojnë veten, mund të flasin për të gjithë
- Arian Galdini

- Aug 31
- 1 min read

Shpesh mendojmë se zëri vjen nga të bërtiturat.
Por e vërteta është se zëri më i fortë lind nga heshtja e thellë, ajo që na bën të dëgjojmë vetveten.
Në një botë ku gjithçka kërkon vëmendje me zhurmë, ndoshta revolucioni i vërtetë është të dish të ndalesh.
Jo për të heshtur përgjithmonë, por për të folur më drejt, më kthjellët, më njerëzisht.
Sepse vetëm ata që dinë të dëgjojnë veten, mund të flasin për të gjithë.
.png)











Comments