Zgjimi është gjithmonë një mundësi e dytë
- Arian Galdini

- Sep 19, 2025
- 1 min read

Zgjimi është gjithmonë një mundësi e dytë.
Çdo nisje e një dite të re është një tjetër shans për të parë më qartë, për të ndjerë më thellë, për të qenë më njerëzor me veten dhe botën.
Sot nuk kemi pse të nxitojmë drejt përsosmërisë.
Mjafton të jemi të pranishëm. Të dëgjojmë pak më me kujdes. Të shohim pak më me butësi.
Sepse edhe dita më e thjeshtë mund të mbajë brenda një zbulesë.
Një bisedë që prek.
Një dritë që fton.
Një kujtim që lëshohet e pastaj të ndriçon.
Mos të rendim përpara ditës. Ta lëmë të na vijë si ftesë, jo si detyrim.
Mirëmëngjesi jetës.
Mirëmëngjesi ty që do të jesh i vërtetë.🙏🫶
Bekime e përqafime🙏🫶
.png)











Comments