top of page
TË REJAT


Në punishten e brendshme të shpirtit…
Në punishten e brendshme të shpirtit, sprovat janë çekiçi, Zoti është mjeshtri, ndërsa karakteri është metali që merr formë. Shpesh, njeriu do të donte që jeta të ishte më e butë, por pikërisht aty ku rezistenca bëhet e vështirë, virtyti fillon të marrë formë të qëndrueshme. Durimi pa hidhësi, drejtësia pa hakmarrje, përulësia pa nënshtrim, janë shenja se besimi nuk është vetëm fjalë, por frymë që punon në thellësi. Në një kohë ku shumë gjëra thyhen lehtë, njeriu që nuk thyhe

Arian Galdini
4 minutes ago


Ligji i dashurisë dhe rrugët e paqes
Nga Arian Galdini Në shtatorin e vitit 1910, Tolstoi lexonte në Indian Opinion për njerëz që, nën udhëheqjen e Gandit, i kundërviheshin padrejtësisë në Transvaal pa ngritur dorën mbi askënd. Larg Rusisë, njerëz të panjohur po vinin në provë me jetën e tyre një bindje që atij i kishte kushtuar vite mundimi shpirtëror. Në letrën e 20 shtatorit, me vdekjen tashmë pranë, ai i shkroi Gandit për dashurinë si ligjin më të lartë të jetës njerëzore. E shqetësonte lehtësia me të cilën

Arian Galdini
2 hours ago


🇦🇱✨ Dita e Alfabetit Shqip ✨🇦🇱
Sot alfabeti shqip feston ditëlindjen e vetë, ditën kur tingujt e një kombi u bënë shtyllë, urë dhe amanet. Çdo 22 nëntor, kujtesa kthehet në Manastir, aty ku një grusht burrash, me pak letër e shumë ndërgjegje, ngritën një altar gërmash dhe i dhanë Shqipërisë një zemër të përbashkët që rreh në letër. 📜✍️ Alfabeti shqip shkon përtej mjetit të thjeshtë të shkrimit. Ai bëhet kocka e brendshme e vetëdijes kombëtare. Me të njëjtën gërmë shkruhet emri i fëmijës dhe emri i atdheut

Arian Galdini
8 hours ago


Protesta e 28 nëntorit, Kombi nuk vihet në shërbim të politikës së ditës…
Nga Arian Galdini Zgjedhja e 28–29 nëntorit për protestën në Tiranë është politikisht e papërgjegjshme. Festat kombëtare ruajnë një marrëdhënie që duhet t’u mbijetojë qeverive dhe përplasjeve tona. Pikërisht kur kundërshtimi është më i ashpër, shqiptarëve u duhet mundësia ta njohin njëri-tjetrin si bashkatdhetarë pa u pajtuar politikisht. Organizatorët sipas meje kanë bërë gabim fatal duke caktuar 28 - 29 nëntorin si datat e Protestës Kombetare të radhës. Një kauzë që kërkon

Arian Galdini
1 day ago


Gara për Kryetar Bashkie në Tiranë: Kë të votojnë Socialistët?
Kandidatin e PS? (Erion Braçe, Ben Blushi, Pandeli Majko?) Kandidatin e Klikës Rama & shokë? (Ervin Demo, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu?) Kandidatin e Edi Ramës? (Prurjen e Re që vret “Princërimin në PS” për 10 vitet e ardhshme dhe instalon përfundimisht “Mbretërimin” e vetë Edi Ramës?) Kë të votojnë Opozitarët? Kandidatin e përmbysjes së skemës Hysni Milloshi? Pra arqiomarksistin që nuk i merr vota të majta Ramës, por merr votat e Konunistëve Nostalgjikë që gjithmonë i ka

Arian Galdini
2 days ago


Përtej besimit: “E di” si përvojë e kufirit…
Nga Arian Galdini Në vitin 1959, Carl Jungu i madh, u pyet nëse besonte në Zot. Pas një heshtjeje të gjatë tha: “Nuk kam nevojë të besoj. E di.” Kaq pak fjalë ngrenë një nga pyetjet më të vjetra të filozofisë, ku mbaron besimi dhe ku fillon dija? Që nga Platoni, dija është menduar si besim i justifikuar. Megjithatë, ka një rend dijeje që nuk lind nga argumentet, por nga takimi. Michael Polanyi e quante “dije të heshtur”, atë që e dimë më shumë sesa mund ta shprehim. Pascali e

Arian Galdini
2 days ago


Buxheti i Dinjitetit:
Pse Rinisja e kundërshton Buxhetin 2027 të Qeverisë Rama e cilat janë Propozimet Programatike të Rinisjes? 24 ese për paranë publike dhe lirinë e qytetarit Nga Arian Galdini për LRE Rinisjen Kur një familje porosit kuzhinën, ka të drejtë të dijë sa do të paguajë. Kur shteti porosit një vepër në emër të saj, ka po atë të drejtë. Vetëm se këtë herë familja rrallë e ka në dorë kopjen e porosisë. Prej këtej nis «Buxheti i Dinjitetit». Në 24 ese do t’u shpjegojmë qytetarëve pse Ri

Arian Galdini
2 days ago


Njoftim
Të dashur miq, Në dt 23 - 30 nëntor, do të jem në Washington DC. Më pas, nga dt 1 - 4 dhjetor do të jem në Bruksel. Kushdo nga ju që jeton në DC, apo do të rastisë në DC në ato data (23 - 30 nëntor), më kontaktoni. Gjithashtu edhe ju miq që jetoni në Bruksel ose do të rastisni të jeni në Bruksel në dt 1 - 4 dhjetor, më kontaktoni nëse dëshironi të takohemi. Nr im cel, whatsapp: +355684060131 Bekime e përqafime, Arian Galdini

Arian Galdini
3 days ago


Rinisja: Shqipëria Mendonjëse ngrihet
Nga Arian Galdini Ne jemi Shqipëria Mendonjëse, Shqipëria e Urtisë. Besojmë se mendimi i lirë mund të mbledhë njerëz dhe t’i japë vendit një drejtim të ri. Shqipëria ka nevojë që dija, përvoja dhe ndërgjegjja e qytetarëve të saj të marrin peshë politike. Rinisja është përpjekja jonë për t’i dhënë kësaj Shqipërie një bashkësi ku bindja bëhet angazhim dhe njeriu merr pjesë me gjykimin e vet. Më 12 dhjetor 2026 nisim Rithemelimin Politik dhe Doktrinor të Rinisjes. Për gjashtë vi

Arian Galdini
3 days ago
TË REJA
LIVE
bottom of page





