top of page


Pyetje naive: A ka callcentera dhe “milici virtuale vreri” Revolucioni i Flamingove?
Jam kurioz të kuptoj logjikën se vërej lumenj pafund sharjesh e mallkimesh nga “profile të pasosura anonime” që nuk lënë fjalë, fantazi e imagjinatë shthurrjeje në vrer e ligësi, të cilat janë turrur në çdo rrjet e profil social që unë kam… Deri tani, kam menduar se para, fuqi, pushtet e strukturë për të mbajtur “ushtri me militantë” të cilët përdoren si qen të tërbuar sulmi me llum e baltë dhe “trollitantë” apo siç i quaj unë ndryshe “milici virtuale vreri” pra callcentera m

Arian Galdini
Jun 242 min read


E fundit për sagën e ikjes sime mbrëmë nga studio e Report Tv…
Media pa liri është regji. Protesta pa mandat është pronësi pa letra. Pushteti pa dokument është errësirë. Qytetari nuk merret hua. Nuk ika nga debati. Ika nga regjia. Tani kthehemi te gjëja e madhe, kush e ka dokumentin, kush e ka mandatin, kush po e merr qytetarin hua. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🫶

Arian Galdini
Jun 241 min read


Ka të tjerë sa të duash…
Se tani sapo e dëgjova Denis Mingën që më paska thënë mbrëmë ndërsa ikja nga studio e tij: Ka të tjerë sa të duash… Sa turp, sa turp… Dhe ky i thotë vetes gazetar… Sa turp… Ja kjo është media në Shqipëri… Kjo është liria e medias në Shqipëri… I mbushin studiot me “zëdhënës të Ramës e Berishës” e kur ti je i vetmi zë ndryshe, kur nuk ia dalin të të përdorin dot brenda kornizës së tyre për qëllimet e tyre të fëlliqta, mburren se paskan të tjerë sa të duash… Po or Denis Minga po

Arian Galdini
Jun 241 min read


Sot ishte dita ime e fundit në një media shqiptare, derisa ato të jenë të lira e të denja…
Nuk pranoj më asnjë ftesë nga asnjë media, nëse nuk jam i lirë të flas i paçensuruar, e i trajtuar denjësisht, si vetvetja dhe vetëm i vërteti siç jam e si mendoj e besoj unë… Më mirë i lirë në rrjetet e mia sociale. Më mjaftojnë për të komunikuar me ata shqiptarë që zgjedhin të më ndjekin vetë me dëshirën e tyre. Bekime e përqafime, Arian Galdini

Arian Galdini
Jun 231 min read


Ka ende njerëz që komentojnë tek unë, duke mu drejtuar mua si Kryetar Partie…
Fiksojeni, qartësohuni, mbajeni mend: Kam dhënë dorëheqjen si Kryetar Partie që në dt 19 shtator 2025… Prej 19 shtatorit 2025 nuk jam më as Kryetar Partie, as Politikan, as konkurent e as pretendent politik. Jam thjesht Arian Galdini, qytetar e prind e njeri që ka një jetë të tërë që e refuzon të keqen, çdo ditë të jetës. Kam qenë student grevist urie, kam qenë në çdo betejë politike e civile kundër çdo xhambazi politik të majtë e të djathtë, kam qenë ai njeri që ka bërë bete

Arian Galdini
Jun 232 min read


Revolucioni, Moxarti, uturaku dhe piano!
Nga Arian Galdini E kam ndjerë këtë tërsëllime sharjesh e mallkimesh pothuajse çdo ditë të jetës sime, që prej 1994, kur Sali Berisha asokohe President Republike dhe Eduart Selami si Kryetar i PDSH, kërkuan shkarkimin e Arben Likës nga detyra e tij si Kryetar i Forumit Rinor të PDSH. Unë isha krejt i ri, naiv e i pamësuar. Vetëm 20 vjeç. Me Arben Likën ishim njohur kur unë si 16 vjeçar, gjimnazist, e si më quajtën ata atkohë e gjithmonë në vijim, si vëlla i vogël i studentëve

Arian Galdini
Jun 226 min read


Qytetari i marrë hua!
Nga Arian Galdini Asnjë shoqëri nuk rilind vetëm pse zemërohet. Zemërimi mund ta çajë frikën. Mund ta nxjerrë njeriun nga shtëpia. Mund ta detyrojë pushtetin të dëgjojë atë që kishte zgjedhur ta përbuzte. Por zemërimi nuk është rend. Nuk është institucion. Nuk është prokurë. Nuk është Republikë. Njeriu del në shesh si njeri. Del me fytyrën e vet, me plagën e vet, me frikën e thyer, me atë copë dinjiteti që nuk pranon më të rrijë mbyllur. Për një çast, ai nuk është ende popull

Arian Galdini
Jun 222 min read


Çfarë do të thotë “Grup Koordinues i Protestës”?
Çfarë do të thotë “Grup Koordinues i Protestës”? Koordinues logjistik apo përfaqësues politik? Kush e mandatoi? Kush e zgjodhi? Kujt i jep llogari? Me kë u koordinua deklarata? Sepse nga çasti kur protesta nxjerr grup, deklaratë dhe vijë, ajo nuk është më vetëm zemërim. Është politikë. Dhe politika pa mandat është pronësi pa letra.

Arian Galdini
Jun 221 min read


Ç’dmth Grup Kordinues i Protestës?
Ç’dmth Grup Kordinues i Protestës? Ç’dmth Deklaratë e Kordinuar? E kujt? Kush e vendosi? Kush e mandatoi? Me kë u kordinua? Çfarë janë këto kllounada pronarësh pa letra të Protestës? Dhe Mashtrimi i Madh e Gallata e Karikatura e Madhe vazhdon…

Arian Galdini
Jun 221 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
