top of page


Sheshi hap Çastin, Misioni mban Kohën!
Nga Arian Galdini “Shko në protestë.” “Bashkohu me popullin.” “Bashkohu me rininë.” Këto fjalë më vijnë si refren i ditës. Më thonë se nderi është atje. Se guximi provohet atje. Se historia po bëhet atje. Ta zëmë se kanë të drejtë. Ta zëmë se sheshi është sot vend ku qytetari e tregon praninë e vet, ku dhimbja bëhet e dukshme, ku zemërimi i drejtë merr trup, ku njerëz të ndershëm kërkojnë një vend më të pastër. Unë nuk e mohoj këtë. Por historia nuk ka vetëm një vend. Shërbim

Arian Galdini
Jun 285 min read


Qytetari nuk është Pronë!
Nga Arian Galdini (Mandati, Dokumenti dhe Republika që nuk merret hua…) Mandati nuk është pronësi. Është borxh publik ndaj së vërtetës. Kush merr votën, nuk merr heshtjen. Kush fiton të drejtën për të qeverisur, nuk fiton të drejtën për të mos u pyetur. Në çdo demokraci që harron këtë, qytetari kthehet nga burim i pushtetit në material të komunikimit të tij. Kjo është sëmundja e vjetër e pushtetit me rroba moderne, të flasë për qytetarin, të marrë votën e qytetarit, të përdor

Arian Galdini
Jun 286 min read


Mandati para Strukturës!
Pse Mikrofoni nuk është Sovrani? Nga Arian Galdini Çdo revoltë lind kundër një pushteti. Por sprova e saj e vërtetë fillon kur ajo duhet të mos bëhet vetë pushtet mbi qytetarin që e lindi. Kjo është drama e përhershme e lirisë politike, njeriu ngrihet për të mos qenë më objekt i pushtetit, por mund të kthehet sërish në objekt të atyre që pretendojnë ta përfaqësojnë. Liria politike vdes sa herë që njeriu përdoret si burim legjitimiteti pa u bërë autor i mandatit. Pushteti i vj

Arian Galdini
Jun 288 min read


Copëza nuk është dëshmi…
Nga Arian Galdini Mos e gjykoni njeriun nga çasti ku ju doli përpara. Çasti nuk është njeriu. Pamja nuk është jeta. Fjalia nuk është karakteri. Statusi nuk është fati. Zëri i shkëputur nga dita që e lindi nuk është e vërteta e atij që foli. Njeriu është kohë. Ai është ajo që përsëritet kur askush nuk sheh. Ajo që mbahet kur nuk ka dëshmitarë. Ajo që kushton kur nuk ka duartrokitje. Ajo që mbetet kur interesi ka kaluar. Njeriu është fjala e mbajtur kur fjala kishte kosto. Vepr

Arian Galdini
Jun 282 min read


O njerëz të mirë mos më gjykoni vetëm me statusin e radhës apo videon që ju rastis…
Unë as jam teksti e as video që ju rastis juve. As lind në tekstin e videon që ju qëllon juve të lexoni a shihni e dëgjoni. Jam e gjithë jeta ime, më të gjitha veprat, fjalët, tekstet, aktivitetet, qëndrimet, veprimet, aktet, opinionet, fjalimet, videot, të gjitha, absolutisht të gjitha komunikimet, vendimet e çdo gjë që unë kam kumtuar, shpalosur e shprehur në e me jetën time. Nuk mbaj përgjegjësi për njohshmërinë a famën time. Por jam plotësisht dalëzotës e përgjegjes për j

Arian Galdini
Jun 271 min read


Shko në Protestë, bashkohu me Popullin, bashkohu me Rininë…
Ky është refreni gati gati detyrues e policor, që më përsërisin papushim shumë komentues herë anonimë, herë qytetarë, e shpesh edhe aktivistë e intelektualë… Burrnia e nderi tregohen atje në shesh, aty po bëhet vepra dhe historia, më thonë… Ta zëmë se kanë të drejtë. A mund edhe unë ta mbroj mundësinë time se ndoshta edhe unë kam të drejtë? Ka njerëz që mendojnë se historinë e bëjnë sheshet dhe turmat. Ka edhe nga ata si unë që mendojnë e besojnë se historinë e bëjne individë

Arian Galdini
Jun 271 min read


Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
Nga Arian Galdini Në përditshmërinë shqiptare ekziston një kalendar i padukshëm që s’ka as stinë, as festë, por ka zë, dita kur thirret, ora kur mblidhet, minuta kur shpërndahet, dhe heshtja që e gjen njeriun sërish vetëm me të njëjtën barrë mbi shpinë. Ky kalendar nuk shpallet askund dhe, megjithatë, sundon, një ritëm i ngulitur që duket si fuqi, ndërsa rrallë kthehet në rend që mban peshë. Paradoksi ynë i gjatë rri këtu, sheshi ka qenë dritë e ligjshme e lirisë, por ka qenë

Arian Galdini
Jun 277 min read


Dëbimi i dytë: Çamëria dhe e drejta për të mos u fshirë!
Nga Arian Galdini Krimi nuk mbaron gjithmonë kur një popull dëbohet nga toka. Shpesh aty fillon krimi i dytë. I pari bëhet me dhunë. I dyti bëhet me heshtje. I pari lë pas shtëpi të mbyllura, varre të largëta, prona pa zot të njohur, fshatra që mbeten si emra të ruajtur në gojën e të dëbuarve. I dyti vjen më vonë, më ftohtë, më gjatë, kur dhimbja nuk hyn në arkiv, kur kujtesa nuk bëhet provë, kur prona nuk hyn në proces, kur varri nuk merr emër, kur shteti nuk e mban plagën s

Arian Galdini
Jun 275 min read


Shqipëria nuk është katalog!
Nga Arian Galdini Njeriu mund të mbetet në vendin e vet dhe prapë të jetë dëbuar nga e ardhmja e vet. Nuk i merret gjithmonë shtëpia. Nuk i mbyllet gjithmonë dera. Nuk i thuhet gjithmonë, ik. Mund të ecë ende në rrugën ku është rritur, të shohë detin që njeh, gurin që njeh, sheshin që njeh, dhe prapë të mos jetë më brenda vendimit që po vizatohet mbi jetën e tij. Kjo është një nga format më të holla të pushtetit modern. Nuk të largon gjithmonë. Të lë aty. Pastaj ndërton një b

Arian Galdini
Jun 264 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
