top of page


Katovica e Re!
Nga Arian Galdini Çfarë është Katovica e Re? Heroizëm me mëditje. Por jo vetëm. Katovica e Re është arti i humbjes së kontrolluar të pushtetit. Jo medoemos një dokument sekret. Jo një procesverbal që pret të dalë nga ndonjë kasafortë. Jo domosdoshmërisht një tavolinë ku armiqtë e ditës takohen natën dhe firmosin të njëjtën letër. Mund të jetë plan, ujdi ose thjesht konvergjencë, secili ndjek interesin e vetë dhe, pa një dirigjent të vetëm, interesat përfundojnë duke ruajtur t

Arian Galdini
Oct 159 min read


Është një lloj heshtjeje që nuk është dorëzim, por pastrim
Kur njeriu e fton veten në gjykim të ndershëm dhe në përballje me ndërgjegjen, aty fillon ringritja e vërtetë. Jo ajo që bëhet për sy të botës, por ajo që ndodh brenda, kur një shpirt i trazuar nuk kërkon fajtorë, por kërkon kthim. Jeta s’është garë për pushtet, por thirrje për kthjelltësi. Nuk fiton ai që bind të tjerët, por ai që e sheh të vërtetën pa frikë dhe nuk e shkel atë, as kur e kthen kokën askush. Dinjiteti i vërtetë lind atje ku njeriu pushon së bërë aleancë me il

Arian Galdini
Oct 151 min read


Në kohë kur gjithçka blihet, mbetet si shenjë e rrallë vetëm ajo që nuk shitet
Kush ruan besën me veten, kush nuk i jep dorë maskës, kush nuk e lë ndërgjegjen të varet nëpër pazare, ai është i pasur. Edhe i rrethuar nga boshësia, ai është tokë që nuk shteron. Sepse nuk është njeriu i madh ai që zë më shumë vend në skenë, por ai që zë më shumë vend në ndërgjegjen e vetë, dhe nuk e lë bosh. Të jesh i mirë nuk është një strategji, por një dëshmi. Dhe ajo dëshmi njihet në dritën që lë pas, jo në duartrokitjen që ndjek fjalën.

Arian Galdini
Oct 151 min read


Mund të jetosh me heshtje rreth vetes, por nuk jeton dot pa zë brenda vetes
Zëri i vërtetë i njeriut është ai që flet në fund të ditës, kur çdo iluzion është lodhur, dhe mbetet vetëm e vërteta përballë shpirtit. Nëse sot ke qenë i drejtë pa u parë, i ndershëm pa u shpërblyer, i mirë pa u duartrokitur, atëherë je fitimtar. Sepse Zoti i njeh ato që nuk i shohin të tjerët. Shpirti që nuk i nënshtrohet trysnisë, por mbetet i kthjellët në mjegull, është një dritë e qetë që nuk kërkon skenë, por mban gjallë botën.

Arian Galdini
Oct 151 min read


Për të gjithë të ekzaltuarit nga dhuna, kam vetëm 3 pyetje hipotetike:
1. Ja të gjithë po thoni se skishte rrugë tjetër e durimi u sos, kështu që dhuna ishte e vetmja zgjidhje e përgjigje. Po biem në një mendje përkohësisht. Por… Por… Po sikur Rama të mos bjerë as nga dhuna, as nga kjo dhunë, atëherë çfarë ndodh? Bëhet më i fortë a më i dobët? Po ju a do vazhdoni betejën, apo do dorëzoheni? 2. Po sikur dhuna të jetë shpëtimi i fundit për Ramën, sepse këto dy ditë janë bërë edhe kalimi në një fazë tjetër të reagimit që i tejkaloi Flamingot… Flami

Arian Galdini
Oct 141 min read


Vota ime, vullneti im, mendimet e mia, fjalët e mia, bindjet e mia, veprimtaria ime…
Vota ime, vullneti im, mendimet e mia, fjalët e mia, bindjet e mia, veprimtaria ime janë vendosmërisht e thellësisht kundër Edi Ramës, kundër PS, madje kundër të majtës si doktrinë e ideologji. Majtizmi, E majta, Soroizmi, Marksizëm - Leninizmi, Anarkizmi janë sipas meje armiqtë e çdo Shoqërie e Kombi. Në jetën time, kam votuar vetëm 1 herë në vitin 1996, PD në, e kurrë më asnjë parti tjetër. Vetëm në vitin 2021 kam votuar LRE. 2 parti kam votuar në jetën time, nga 1 herë, PD

Arian Galdini
Oct 141 min read


A ka turp më të madh për një shoqëri??
A ka turp më të madh për një shoqëri, e a ka dëshpërim më të madh sesa ky kur dhuna quhet “ngritje e rinisë” e mbushje e sheshit ndërsa shpallet “Hero” e “Luan”, i biri i një polici që rreh 6 policë??? Kjo është me të vërtetë gjëja më e pakuptimtë dhe më e papranueshme. Nuk e gjykoj fare “djaloshin karate kid” se ndoshta ai as e ka ditur çpo bënte e çpo ndodhte… Ai mund të ketë qenë i mbushur me revoltë të drejtë e adrenalinë. Por zgjimi i shoqërisë me “heroin” e “ngjarjes ep

Arian Galdini
Oct 141 min read


Jeta nuk është garë..
Jeta nuk është garë për të zotëruar më shumë. Është një përkushtim për të mbajtur gjallë dritën që Zoti ka vendosur brenda nesh. Kur e jeton çdo ditë si amanet të shenjtë, çdo hap bëhet lutje. Çdo fjalë bëhet frymëzim. Dhe çdo vështirësi bëhet urë për të kaluar më tej. Nuk kemi ardhur për të grumbulluar trofe, por për të dhënë dashuri, për të falur, për të qenë dritë për të tjerët. Kjo është jeta që nuk humbet, edhe kur gjithçka tjetër shuhet.

Arian Galdini
Oct 141 min read


Rritja dhe pjekuria
Rritja shpesh keqkuptohet si largim nga vetvetja. Si të duhej të jesh dikush tjetër për t’u quajtur i pjekur. Por pjekuria nuk është ndryshim i formës, është thellim i rrënjës. Është kur mbetesh i njëjti në vlerat e tua, edhe kur bota të tundon me çmime e lavdi të lehtë. Në një kohë ku çdo gjë matet me fitime, mbetja te virtyti është mrekullia e padukshme e njeriut.

Arian Galdini
Oct 141 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
