top of page


Poezi: Rinisja jonë!
Nga Arian Galdini Ruaje emrin kur çmimi i mbërritjes të kërkojë të arrish pa qenë më ti, ka lartësi ku njeriu hyn i zvogëluar dhe humbje para të cilave rritet. Kur mbetesh vetëm, mos ia fal vetmisë gjykimin mbi atë që ke për të dhënë, koha mund ta vonojë çastin tënd, por jo ta jetojë jetën në vendin tënd. Është e lehtë ta duash lirinë nga poshtë, më e rrallë është të mos e sundosh nga lart, mbaje të lirë edhe fjalën që të kundërshton, edhe votën që nesër mund të të largojë. M

Arian Galdini
Aug 172 min read


Edhe 4 ditë nga 21 gushti…
Nuk kemi thënë kurrë se do bëjmë namin.. Edhe po të duam, nuk mundemi… Ne nuk jemi në media… Asnjë media, as e madhe e as e vogël, as e rëndësishme e as e parëndësishme, nuk pasqyron asgjë, asgjë, asnjë gërmë për 21 gushtin tonë. Ne nuk kemi investitorë, financues, Gofundme, etj, etj, etj… Ne nuk kemi Kamera Televizionesh e as vëmendje Portalesh. Nuk kemi as algoritmin e Rrjeteve Sociale… Të gjitha i kanë ata që shërbejnë diku, për dikë e për diçka. Ne kemi zero media, zero f

Arian Galdini
Aug 171 min read


Poezi: Jam!
Nga Arian Galdini Në tryezë kishte mbetur një fletë me gjysmën e fjalisë së shkruar. Boja ishte tharë. Dora ime, jo. E mora. Përtej dritares dita kishte vazhduar prej kohësh pa pyetur kush hynte, kush mbetej jashtë. Edhe unë kisha vazhduar. Jam. Kishte pasur dyer. Druri më mbeti në pëllëmbë, hekuri i ftohtë nën gishta, zhurma e çelësit në vesh teksa kthehej nga ana tjetër. Pas një kohe pushova së provuari bravën. Në tryezë më priste fjalia. Fjala e parë nuk erdhi. As e dyta.

Arian Galdini
Aug 171 min read


Ora e qytetarit: 21 gushti dhe koha që nuk i jepet më pritjes…
Nga Kristina Nano Kryetare e LRE Rinisja Në një zyrë publike të Shqipërisë, një njeri mund të ketë marrë leje nga puna, të ketë lënë dikë në shtëpi duke e pritur, të mbajë në dorë një dokument të palosur nga udhëtimet mes tavolinave dhe të ngrejë sytë drejt orës në mur. Akrepat lëvizin me rregullin e tyre të ftohtë, sporteli hapet, mbyllet, një telefon bie diku prapa derës, një dosje kalon nga një dorë te tjetra, ndërsa ai kupton se koha e objektit mbi mur nuk është koha e je

Kristina Nano
Aug 165 min read


Poezi: Rinisja!
Nga Arian Galdini Në dhomën ku mblidheshim mbaja pranë këmbës një gotë ujë. Sipërfaqja e saj dridhej sa herë kapja rrahjen ku tingulli qe ndërprerë. Salla ende nuk e dinte. Por uji e njihte këngën para sallës. Ia rinisim. Burri përballë meje, me damarët e dalë mbi duar, mbajti ison në tonin e poshtëm. Nuk kërkoi të printe. Gruaja pranë tij solli një zanore prej larg, e kishte ruajtur në gojë siç ruhet shqiptimi i nënës kur shtëpia është matanë detit. Pastaj hyri fëmija. Një r

Arian Galdini
Aug 162 min read


Diaspora nuk është numër gushti…
Nga Arian Galdini Çdo verë, portet, aeroportet dhe rrugët tona sjellin për disa javë një Shqipëri që jeton larg kufijve të vet. Në makinat me targa të huaja udhëtojnë vite pune, kursime, mall, lodhje, fëmijë që e kuptojnë gjuhën e gjyshërve më mirë sesa e flasin, prindër që kanë ruajtur ende çelësin e një shtëpie ku kalojnë vetëm pak ditë në vit. Politika i sheh. Pastaj kujtohet t’u flasë. Herë u kërkon para për familjen, herë votën, herë praninë në një tubim, herë një fotogr

Arian Galdini
Aug 164 min read


Shteti nuk duhet të dijë kë ke votuar…
Nga Arian Galdini Një nga pyetjet më të rënda që mund t’i bëjmë demokracisë sonë nuk është se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Është shumë më e thjeshtë: Sa gjëra duhet të dijë shteti për mua që të më japë atë që më takon me ligj? Në një Republikë të denjë, përgjigjja duhet të jetë, shumë pak. Duhet të dijë nëse plotësoj kushtet. Nëse kam paguar detyrimet. Nëse dokumenti im është i rregullt. Nëse kërkesa ime mbështetet në ligj. Nuk duhet t’i interesojë kë njoh, me kë

Arian Galdini
Aug 163 min read


Një Republikë e mirë nuk kërkon qytetarë heroikë për gjërat e zakonshme…
Nga Arian Galdini Nuk më duket shenjë shëndeti për një vend kur njeriu duhet të bëhet trim për të kërkuar atë që ligji ia njeh. Të denoncosh një padrejtësi dhe pastaj të mendosh çfarë pasoje mund të ketë. Të mos pranosh një favor dhe të pyesësh nëse kjo do të të kushtojë një mundësi. Të thuash mendimin tënd për një qeveri, një parti, një kryetar apo një njeri me ndikim dhe, përpara se të shtypësh “publiko”, të llogarisësh se kush mund ta lexojë. Të kërkosh një të drejtë në ad

Arian Galdini
Aug 163 min read


Për ata që dikur kanë qenë ndjekës e dashamirës të Arian Galdinit dhe LRE e që pyesin: Ku jeni? Nga u zhdukët? Ku keni qenë?
Të dashur njerëz të mirë, Prej 24 marsit 2020, ju rrëfej se unë Arian Galdini, jam po në të njëjtin vend ku më keni gjetur asokohe. Nuk kam ndryshuar Faqe Facebooku: Arian Galdini. Jam me të njëjtin Profil Facebooku: Arian Galdini. Madje, kam shtuar edhe një Profil në Instagram: Arian Galdini. Kam shtuar një Profil në Tik Tok: Arian Galdini. Kam edhe një Kanal në Youtube: Arian Galdini. Kam të njëjtin emër si në marsin 2020, Arian Galdini. Kam të njëjtin numër cel: 0672051564

Arian Galdini
Aug 162 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
