top of page


Edhe 5 ditë…
Shpesh na kanë pyetur: Ku jeni? Ne nuk kishim ndryshuar as vend, as qëllim e as veprim. Thjesht njerëzit kishin ndryshuar fokusin. Shihnin e ndiqnin të tjerë, e na pyesnin neve: Ku jeni? Njerëzit ua jepnin mbështetjen, praninë, inkurajimin, fuqinë vepruese, besimin realizues, të tjerëve, e na pyesnin neve: Ku jeni? Por ne nuk kemi ndryshuar kurrë as vend, as qëndrim, as qëllim, as përditësi komunikimi, as veprim. Njerëzit filluan të ndiqnin të tjerë, e nuk na shihnin e as ndi

Arian Galdini
Aug 162 min read


Dalta!
Nga Arian Galdini Në fillim nuk pati rënie. Vetëm një vend brenda meje ku emri kishte ndenjur gjatë u ça pa zë. Guri nuk foli. Fryma mbeti aty, e ngushtë, pa njeri që ta dëshmonte. Mëngjesi nuk u zhduk. U bë i pabesueshëm. Disa ëndrra rrinin pranë, të pafjetura, pa fytyrë, si sende që ende zënë vend pasi kuptimi u ka ikur. Nuk i mora me vete. Disa plagë qëndruan në mish, pa lavdi, si gozhdë që nuk mban asgjë dhe prapë nuk del. Prej tyre nuk doli urti. Vetëm një çast, një dorë

Arian Galdini
Aug 162 min read


Pa ia lënë peng të nesërmen: 21 gushti dhe Besëlidhja e bashkëpunimit pa nënshtrim!
Nga Kristina Nano Kryetare e LRE Rinisja Dy qytetarë mund të gjenden krah për krah në një shesh, të kërkojnë mbylljen e së njëjtës qeverisje dhe, megjithatë, të mos kenë zgjedhur të njëjtën udhë politike. Njëri vjen nga e djathta, tjetri nga një zhgënjim socialist, një i tretë nga jeta pa parti, sot i afron një përfundim i përbashkët, nesër vota mund t’i ndajë. Ky afrim nuk është i rremë vetëm pse nuk zgjat përgjithmonë. Përkundrazi, bëhet më i ndershëm kur secili ruan të dre

Kristina Nano
Aug 155 min read


Republika fillon atje ku mbaron nevoja për mik…
Nga Arian Galdini Në Shqipëri kemi mësuar të pyesim shumë shpejt, kë njeh? E pyesim kur kërkojmë punë. Kur na duhet një dokument. Kur një zyrë nuk përgjigjet. Kur një e drejtë ngec në korridor. Kur na trokasin papritmas halle shëndetësore e na duhet të përplasemi në dyert e Spitaleve.. Kur hapim një sipërmarrje dhe zbulojmë se ligji është i njëjtë për të gjithë në letër, por rruga drejt tij nuk është njësoj e shkurtër për secilin. Kjo pyetje duket e vogël. Në të vërtetë, bren

Arian Galdini
Aug 153 min read


Një vend varfërohet edhe kur njeriu i ndershëm fillon ta quajë pafuqinë maturi…
Nga Arian Galdini Kam menduar shpesh se një nga dëmet më të mëdha që politika mund t’i bëjë një shoqërie nuk është ta ndajë në të majtë e të djathtë. Është ta bindë njeriun e mirë se përfshirja nuk ia vlen. Ky dëmtim ndodh ngadalë. Njeriu punon, rrit fëmijët, kujdeset për prindërit, paguan detyrimet, përpiqet të mos i hyjë në hak askujt. Mund të ketë bindje politike, por nuk dëshiron t’i detyrohet një partie për vendin e punës. Mund të ketë zemërim, por nuk e gjen veten në br

Arian Galdini
Aug 153 min read


Nuk dua një Shqipëri që të mësohet vetëm të durojë!
Nga Arian Galdini Një vend mund të vazhdojë gjatë edhe kur njerëzit e tij kanë pushuar së besuari se mund ta ndryshojnë jetën e tyre. Dyqanet hapen në mëngjes. Fëmijët shkojnë në shkollë. Dikush ndërton një shtëpi. Dikush tjetër mbyll një valixhe. Familjet bëjnë llogaritë e muajit. Sipërmarrësi paguan faturat. Mësuesi hyn në klasë. Nëpunësi ulet përpara kompjuterit. Një nënë pret telefonatën e djalit nga jashtë. Nga larg, gjithçka mund të duket sikur vazhdon. Por jeta e një k

Arian Galdini
Aug 153 min read


Pas lirisë, prova e vetëkufizimit: Kosova dhe Shqiptarizmi që e kthen çlirimin në shtet!
Nga Arian Galdini Popujt që kanë jetuar gjatë nën dhunë e kuptojnë lirinë, së pari, si largimin e dorës së huaj nga jeta e tyre, si ditën kur polici i pushtuesit nuk troket më në derë, kur gjuha nuk kërkon leje për t’u folur, kur i dëbuari mund të kthehet te toka, te varri, te pragu, te emri i vetë. Kjo është sprova e dukshme e historisë, ajo që kërkon qëndresë, kurajë dhe aftësinë për të mos u zhdukur edhe atëherë kur një fuqi më e madhe përpiqet të të bindë se vetë ekzisten

Arian Galdini
Aug 158 min read


Të prashitësh në ujë: Arbën Xhaferi dhe kombi si vepër!
Nga Arian Galdini Mbaj mend një tryezë më qartë se shumë tribuna. Nuk më vjen përpara si datë, as si vend që duhet dëshmuar me saktësinë e një procesverbali, por si një hapësirë ku fjala nuk nxitonte të bëhej qëndrim para se të ishte bërë mendim. Kishte gota, pjata, njerëz që dëgjonin njëri-tjetrin, dhe Arbën Xhaferin që nuk hynte në bisedë për ta fituar atë. Rrinte pak më gjatë në pritje, sikur donte të shihte nëse mendimi i tjetrit do ta gjente vetë kufirin e vetë. Pastaj f

Arian Galdini
Aug 156 min read


Vijnë çaste kur jeta nuk të lë kohë për të menduar gjatë
Çaste kur ajo që ndodh para syve të tu kërkon një përgjigje tani, jo nesër. Sepse çdo vonesë është një ftesë për padrejtësinë të marrë rrënjë. Shumë e quajnë këtë durim. Por durimi, kur përdoret për të shmangur të drejtën, nuk është virtyt, është dorëheqje. Është pranim i heshtur që gjërat të mbeten siç janë, edhe kur e di se duhen ndryshuar. Çdo vendim për të mos vepruar është vendim që ia lë fatin e të gjithëve në dorë atyre që s’duan të shohin përpara. Çdo hap që nuk bëjmë

Arian Galdini
Aug 151 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
