top of page


Vetëm shkruaj të vertetën për këdo që ka dëshirë a interes ta dijë apo kuptojë...
Miq, Vërej shpesh se ka një keqkuptim mes meje dhe disa njerëzve të cilët postimet e mia mbi “realitetin dhe kontekstin tim” i marrin apo konsiderojnë si ankesa. Jo, jo, jo. Kurrësesi jo. Asesi jo. Dhe logjikisht jo. Ankesat i bën dikush që kërkon ndihmë e mëshirë… Më vjen keq, por kurrë në asgje që shkruaj e kam shkruar unë, nuk kam bërë as ankesa e as kam kërkuar ndihmën a mëshirën e mbështetjen apo mirëkuptimin e askujt, askujt… Kur unë shkruaj për mohimin mediatik, për nd

Arian Galdini
Aug 132 min read


21 gusht 2026, Ora: 18.00, Sheshi Skënderbej
Nuk më duhet një turmë që të më premtojë gjëra. Më mjafton të di nëse, mes njerëzve që po i lexojnë këto radhë, është dikush që mendon se Shqipëria nuk ndryshon vetëm duke pritur prej të tjerëve. Ndoshta sot nuk dëshiron të shkruash një koment. Ndoshta nuk dëshiron të bësh publike as bindjen tënde, as afrimin tënd me Rinisjen. Ndoshta do vetëm të vish më 21 gusht, të dëgjosh, të shohësh me sytë e tu dhe të vendosësh më pas nëse kjo punë meriton një pjesë të kohës sate. Për mu

Arian Galdini
Aug 132 min read


Rama ikën!
21 gushti dhe shumica që nuk i trembet fundit të vetë… Nga Arian Galdini Çdo qeverisje e ruan me kujdes tregimin e ardhjes së vetë, padrejtësinë që premtoi të ndreqte, krizën që mori përsipër, shpresën që e bëri të besueshme, por shumë më rrallë përgatit gjuhën e tërheqjes. Kur arsyeja e nisjes përdoret si leje për të zgjatur praninë, misioni bashkohet me biografinë e drejtuesit dhe një detyrë e përkohshme fillon të sillet si e drejtë e fituar përgjithmonë. Republika provohet

Arian Galdini
Aug 134 min read


21 gushti nuk duhet të mbarojë kur zbrazet sheshi…
Sheshi zbrazet gjithmonë, sado i madh të ketë qenë. Zërat heshtin, dritat fiken, njerëzit kthehen në shtëpitë e tyre dhe qyteti vazhdon ritmin e zakonshëm. Pikërisht atëherë kuptohet nëse ka ndodhur një ngjarje apo ka nisur një lëvizje. Një ngjarje lë fotografi. Një lëvizje lë njerëz që dinë çfarë duhet të bëjnë të nesërmen. Prandaj nuk dua që më 21 gusht të vini vetëm për të më dëgjuar mua, për të mbështetur një emër apo për të shtuar një njeri në pamjen e sheshit. Nuk dua n

Arian Galdini
Aug 134 min read


Më 21 gusht nuk mjafton të dimë pse dalim. Duhet të dimë edhe si do të sillemi kur të jemi bashkë…
Një Republikë nuk provohet vetëm nga qëllimi që shpall. Provohet nga mënyra si sillet me njeriun, me kundërshtarin, me ligjin dhe me vetveten pikërisht kur ka arsye të ndihet e fortë. Për këtë arsye, 21 gushti nuk mund të jetë vetëm një datë, një thirrje apo një shesh. Duhet të ketë një rregull. Jo sepse dua ta zvogëloj lirinë e qytetarit, por sepse liria pa përgjegjësi bëhet shumë shpejt pre e atij që bërtet më fort, e atij që merr mikrofonin, e atij që sjell më shumë njerëz

Arian Galdini
Aug 124 min read


Mos na kërkoni në media...
Kamerat e Televizioneve, faqet e gazetave, hapësirat e portaleve, raportimet e gazetarëve, ftesat në studio e banaqe televizive janë vetëm me leje nga Regjimi, ose për përfitim nga Regjimi, ose nëse ke bërë pakt, ujdi, marrëveshje të hapur apo të fshehtë me Regjimin ose me njërin apo disa nga aktorët a faktorët apo Çifligarët e Regjimit. Unë Arian Galdini në 51 vite të jetës sime, në 36 vite aktivizëm politik e civil dhe si zë modest publik, nuk kam zgjedhur kurrë e madje kam

Arian Galdini
Aug 123 min read


Nuk po kërkoj njerëz që të vijnë pas meje…
Është një tundim i vjetër në politikë, sapo një njeri merr përsipër të hapë një rrugë, fillon të sillet sikur rruga i përket atij. Pastaj vijnë të tjerët dhe pyetja nuk është më se ku duam të shkojmë, por pas kujt duhet të rreshtohemi. Unë nuk dua që 21 gushti të fillojë kështu. Nuk po ju ftoj në Sheshin Skënderbej që të bëheni njerëzit e Arian Galdinit. Nuk po kërkoj një turmë që të më japë të drejtë mua, një mandat që nuk ma ka dhënë askush apo një fotografi prej së cilës t

Arian Galdini
Aug 123 min read


21 gushti nuk është një fotografi, është një përgjegjësi…
Deri sot njihet një mënyrë e vjetër për ta matur politikën, sa njerëz mblodhe, sa duartrokitje more, sa kamera erdhën, sa i madh dukej sheshi. Unë dua të provoj një matje tjetër. Më 21 gusht nuk dua të di vetëm sa njerëz mund të vijnë në Sheshin Skënderbej. Dua të di sa prej nesh janë të gatshëm të mbeten edhe pasi sheshi të jetë zbrazur. Sepse një turmë mund ta mbushë një mbrëmje. Një vend ndryshon vetëm kur njerëzit marrin përsipër të mbajnë diçka edhe mëngjesin tjetër. Kjo

Arian Galdini
Aug 113 min read


Edhe 10 ditë…
Jo për të bërë namin, jo. Edhe 10 ditë për të ndërtuar vetveten, udhën, të vërtetën e thjeshtë. Nuk është Revolucion. Është Rinisja. Nuk është Protestë. Është Shqipëria Mendonjëse. Nuk është as Përçarje. Është dëshmia e një rruge ndryshe. Nuk është kundër askujt. Është për një Shqipëri të Urtisë e Paqes. Nuk jemi as duke shfrytëzuar Protestat, as Revolucionin, as Flamingot, e askënd. Nuk po sfidojmë e as po matemi e as po përçajmë, as Protestat e as Revolucionin e as Flamingo

Arian Galdini
Aug 111 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
