top of page


Para se ti kërkojmë Shqipërisë besim, duhet t’i tregojmë çfarë ia ndalojmë vetes…
Ka një mënyrë të vjetër për të bërë politikë në Shqipëri, secili shpjegon çfarë do të bëjë sapo të marrë pushtetin. Premton drejtësi, zhvillim, meritë, punësim, liri, shtet më të mirë. Pastaj vijnë zgjedhjet, vjen fitorja, vijnë njerëzit e afërt, vijnë arsyetimet, vijnë përjashtimet. Dhe ajo që dje ishte parim, fillon të negociohet me interesin e ditës. Unë dua të provojmë një rrugë tjetër. Përpara se t’i themi qytetarit çfarë do të bëjmë me pushtetin, t’i tregojmë çfarë nuk

Arian Galdini
Aug 103 min read


21 gushti nuk është një provë besnikërie ndaj meje..
Mund të jetë një keqkuptim që dua ta heq nga rruga që tani, përpara se 21 gushti të afrohet aq shumë sa zhurma e ditës të bëhet më e fortë se kuptimi i saj. Më 21 gusht nuk po ju thërras të provoni sa njerëz ka Arian Galdini. Nuk po kërkoj një shesh që të më japë mua një titull, një mandat të vetëshpallur apo të drejtën për të folur në emër të njerëzve që nuk ma kanë dhënë atë të drejtë. Dhe nuk po ndërtoj një ditë ku shqiptarët duhet të zgjedhin ndërmjet meje dhe një opozita

Arian Galdini
Aug 104 min read


22 Gushti
Kam folur shumë për 21 gushtin. Sonte dua t’ju flas për mëngjesin që vjen pas tij. Sepse një shesh, sado i mbushur të jetë, mund të zbrazet brenda pak minutash. Një fjalim mund të duartrokitet dhe të harrohet. Edhe zemërimi më i drejtë mund të tretet, nëse të nesërmen askush nuk zgjohet me një përgjegjësi që dje nuk e kishte. Politika shqiptare është mësuar të numërojë njerëzit që vijnë. Unë dua të fillojmë të numërojmë njerëzit që mbeten. Jo ata që mbeten pas një njeriu, por

Arian Galdini
Aug 104 min read


Mos e humb këtë çast...
Çdo mëngjes është një mundësi për të vendosur nëse do të jesh pjesë e turmës që ecën pa pyetur, apo i pari që ngre kokën për të parë drejt horizontit. Çdo ditë e re është një referendum i heshtur, ku vota jote është mënyra si jeton, si flet dhe si qëndron përballë asaj që është e shtrembër. Zgjimi nuk matet me orën. Zgjimi matet me momentin kur kupton se koha jote ka vlerë vetëm nëse është e lidhur me një qëllim më të madh se ti. Kjo është dita kur nuk pret që tjetri të thotë

Arian Galdini
Aug 101 min read


Më kënaqin fare këta komentuesit e njerëzit që më japin herë urdhëra, herë porosi, e herë këshilla:
Dil në Shesh, mbështet Popullin, mbështet Rininë, mbështet Flamingot që janë aty prej gati 3 muajsh. Ose: Dil atje në krye, merr përgjegjësi, dil atje e fol e merr frenat në dorë… Nuk e di a e kanë seriozisht, a mendojnë realisht kështu apo thjesht nuk dinë ç’shkruajnë e ç’mendojnë.. Por: Një sqarim përfundimtar duhet ta jap: Unë jam Arian Galdini e jam në korsinë time të vetmisë, në shtegun tim të vetmisë. Nuk jam ndjekës, as mbështetës, as numëror. Ndoshta nuk ju pëlqen kjo

Arian Galdini
Aug 104 min read


Për mediat dhe gazetarët…
Madje edhe për gazetarët miq e shokë, edhe për gazetarët dashamirës, edhe për ata që i njoh e më njohin, edhe për ata që as i njoh e as më njohin. Vendimi im përfundimtar është ky: E respektoj pamase punën, misionin, detyrën e profesionin tuaj. E di që jo gjithçka varet nga ju. E di. Dhe keni mirëkuptimin e nderimin e respektin tim. E di që mua prej vitit 2016 më ka dënuar me harresë, Regjimi PS - PD - PLSI - Oligarki e Pronarë Mediash, por edhe Mafia Farmaceutike. Bllokimi d

Arian Galdini
Aug 103 min read


Mjaft, mjaft, mjaft me mendje të liga e dyshimtare
Mjaft. Po të isha i Berishës, do të isha në mediat e Berishës, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet Pro Berishës. Po të isha i Ramës, do të isha në mediat e Ramës, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet Pro Ramës. Po të isha i Veliajt, Ballukut, Sorosit, Izraelit, SHBA, Sionizmit, e ku di unë çfarë sajoni ju, do të isha në të gjitha mediat e Shqipërisë, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet nga më i madhi tek më i vo

Arian Galdini
Aug 92 min read


Ne e duam Shqipërinë
Kush e do lirinë me përfitime, le të vazhdojë si është mësuar sepse ka 170 a më shumë parti në politikën shqiptare që kanë moton: Hajde bëhemi bashkë që të bëjmë plaçkë e të kapim ç'a të kapim... Ne si LRE nuk jemi as parti e përfitimeve, as për përfitime, as me para e as me financime, as me media e as me porosi, as me pushtete e as me oligarkë. Kush do përfitime për tu angazhuar në parti, le të shkojë se ka mbi 170 parti të mëdha e të vogla, të vjetra e të reja, që mezi pres

Arian Galdini
Aug 92 min read


21 Gushti
Mirëmëngjes. Këtë të dielë dua ta them sa më thjesht se çfarë po përpiqem të bëj më 21 gusht, sepse një nismë që kërkon besimin e qytetarëve nuk ka të drejtë të fshihet pas fjalëve të mëdha. Rinisja është trupi politik që po rimblidhet për të marrë përgjegjësi dhe për të punuar edhe pas asaj date. “Rama ikën” është sfida ime qytetare për mbylljen demokratike të një cikli të gjatë qeverisës. “Republika Hapet” është propozimi për atë që duhet të na lidhë përtej këtij cikli, që

Arian Galdini
Aug 92 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
