top of page


Çdo ditë nis me një fjalë të parë
Ndonjëherë e themi me zë, ndonjëherë e mbajmë brenda, por ajo fjalë e vendos tonin e gjithë ditës. Nëse është fjalë që mbyll, dita bëhet barrë. Nëse është fjalë që hap, dita bëhet udhë. Mos e lër këtë fjalë të jetë rastësi. Zgjidhe vetë. Le të jetë një fjalë që të kujton pse je këtu, çfarë kërkon dhe kë për të mbrojtur. Le të jetë një fjalë që e zgjon mendjen, e mbush zemrën dhe e forcon hapin. Fjala e parë është si çelësi i derës që të nxjerr nga errësira e djeshme në dritën

Arian Galdini
Aug 151 min read


21 gushti nuk ju kërkon të më besoni paraprakisht…
Besimi politik është zhvlerësuar në Shqipëri edhe sepse është kërkuar tepër shpesh përpara provës. Na është kërkuar të besojmë emrin, pastaj të presim veprën. Të pranojmë premtimin, pastaj të durojmë zhgënjimin. Të zgjedhim kampin dhe vetëm më vonë të zbulojmë çfarë kemi autorizuar në emër të tij. Unë nuk dua t’ju kërkoj këtë. Më 21 gusht nuk keni pse të vini duke besuar se Arian Galdini ka përgjigjet për Shqipërinë. As duke menduar se LRE Rinisja është sot më e madhe nga sa

Arian Galdini
Aug 153 min read


Rinisja nuk është moshë. Është mënyra se si ia dorëzojmë Shqipërinë njëri - tjetrit…
Nga Arian Galdini Fjala rini i përket kujtdo. Nuk kam as dëshirë, as të drejtë ta marr në pronësi. Edhe po të doja, nuk mundem më. Çdo djalë e vajzë që mendon për Shqipërinë, çdo i ri që proteston, punon, studion, ikën, kthehet, kundërshton apo kërkon një jetë më të denjë, ka të drejtën e vet mbi këtë fjalë pa marrë leje nga unë, nga një parti, nga një protestë apo nga cilido që mban një mikrofon. Rinisja, për mua, është diçka tjetër. Nuk është pretendimi se ne jemi rinia dhe

Arian Galdini
Aug 153 min read


Nuk dua t’ju premtoj një forcë që ende duhet ndërtuar. Dua t’ju tregoj se çfarë force mendoj se ia vlen të ndërtohet.
Nga Arian Galdini Më 21 gusht nuk do t’ju pres përpara një skene të ngritur mbi pretendimin se pas meje qëndron një ushtri njerëzish. Nuk qëndron. LRE Rinisja është sot shumë më tepër një përgjegjësi që po përpiqemi ta ringremë sesa një grupim që mund ta ekspozojmë si fuqi. Shumë shqiptarë nuk më njohin fare, të tjerë më njohin copëza-copëza, prej një fotografie, një libri, një debati të vjetër, një postimi të sotëm apo prej asaj që kanë dëgjuar nga të tjerët. Nuk kam arsye t

Arian Galdini
Aug 154 min read


21 gushti nuk ju kërkon të më besoni…
Nga Arian Galdini Besimi politik është kërkuar aq shpesh përpara provës, sa qytetari shqiptar ka arsye të jetë dyshues edhe kur përballë i del një njeri me qëllimin më të mirë. Unë nuk dua t’ju kërkoj një përjashtim për veten. Më 21 gusht nuk ju ftoj të vini sepse duhet të besoni se Arian Galdini ka të drejtë. Nuk ju kërkoj të besoni se LRE Rinisja është sot më e madhe nga sa është. Nuk ju premtoj një shesh të mbushur. Nuk ju tregoj një organizatë që ende duhet të rindërtohet

Arian Galdini
Aug 144 min read


Për ata që më shohin sot për herë të parë…
Nga Arian Galdini Është e mundur që ky shkrim t’ju dalë sot përpara dhe emri im të mos ju thotë pothuajse asgjë. Është e mundur të keni parë ndonjë video timen këto javë, një poster për 21 gushtin, fjalët “Rama ikën” ose “Republika Hapet”, dhe të keni menduar: Kush është ky njeri? Nga doli? Përse po flet tani? Janë pyetje të drejta. Madje, po të isha në vendin tuaj, do t’i bëja edhe unë. Nuk dua t’ju kërkoj të më besoni përpara se të dini se kë keni përballë. Dhe aq më pak du

Arian Galdini
Aug 144 min read


Republika nuk matet vetëm nga ai që fiton…
21 gusht, Ora: 18.00 Sheshi Skënderbej Nga Arian Galdini Një prej keqkuptimeve më të kushtueshme të politikës sonë është bindja se ndryshimi fillon kur ndërrohet njeriu në krye. Unë mendoj se aty vetëm mund të fillojë. Sepse një vend mund ta ndërrojë qeverinë dhe të ruajë të njëjtën marrëdhënie me pushtetin. Mund të ndërrojë ministrat, ndërsa qytetari vazhdon të kërkojë mik. Mund të ndërrojë shumicën, ndërsa administrata pret të mësojë kujt duhet t’i bindet tani. Mund të ndry

Arian Galdini
Aug 144 min read


Sovraniteti i pranisë: Kur Regjimi dënon me harresë, njeriu ka të drejtë t’i përgjigjet me refuzim!
Nga Arian Galdini Regjimit nuk i duhet gjithmonë t’ia mbyllë gojën njeriut për ta dënuar me harresë, mjafton ta mbajë larg vendeve ku shoqëria mëson emrat, vë në provë idetë dhe ndërton kujtesën e saj publike. Njeriu vazhdon të punojë, të shkruajë, të kundërshtojë, të krijojë lidhje e të marrë përgjegjësi, por publiku, duke mos e parë aty ku është mësuar të kërkojë faktin politik, nis ta marrë mungesën si tërheqje, padukshmërinë si parëndësi dhe boshllëkun e prodhuar nga ndër

Arian Galdini
Aug 137 min read


Edhe diçka tjetër me rëndësi..
Unë nuk gëzohem, as ankohem e as viktimizohem, pse nuk jam në media. As ma ndjen fare për mediat. Fare. E as që dua të jem në to nëse çmimi për të qenë në mediat shqiptare është humbja e vetvetes, apo kompromisi a pati me Regjimin, me Oligarkët, me Pronatët e Mediave, Grupet Kriminale, Fondacionet e Huaja apo Shërbimet Sekrete të Huaja… Nuk ma ndjen fare as për hapësirën mediatike e as për mediat e Shqipërisë. Rrini të qetë. Sqarimet e vazhdueshme që bëj, janë pikërisht sepse

Arian Galdini
Aug 132 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
