top of page


Çfarë do të thotë t’ia rinisësh?
Nga Arian Galdini T’ia rinisësh nuk do të thotë të sillesh sikur dje nuk ka ndodhur. Përkundrazi, njeriu mund t’ia nisë përsëri vetëm pasi e ka parë të shkuarën pa mashtruar veten për të. Edhe një vend, nëse kërkon një fillim tjetër, nuk fiton asgjë duke grisur faqet që nuk i pëlqejnë. Historia nuk zhbëhet. Ajo ose kuptohet, ose përsëritet. Kjo është arsyeja pse Rinisjen nuk e mendoj si një premtim se prej së premtes gjithçka do të jetë ndryshe. Do të ishte e pavërtetë. Shqip

Arian Galdini
Aug 182 min read


Politika nuk fillohet duke kërkuar besim… Fillohet duke dhënë arsye për të….
Nga Arian Galdini Të premten, më 21 gusht, në orën 18:00, do të jem në Sheshin Skënderbej. Nuk e di sa njerëz do të vijnë. Nuk kam sondazh që të ma tregojë. Nuk kam organizatë të madhe që të më japë sigurinë e numrit. Nuk kam ekrane televizive që prej javësh t’ua përsërisin shqiptarëve ftesën time. Prandaj nuk do të bëj sikur di atë që nuk e di. Di vetëm përse do të jem atje. Pesë vjet më parë, më 21 gusht 2021, dola me LRE Rinisjen në të njëjtën datë dhe mora përsipër një pë

Arian Galdini
Aug 184 min read


Përbindëshi i “forcës”…
Krimi i tmerrshëm i ndodhur në Ksamil flet më shumë për natyrën dhe llojin e shoqërisë që kemi ndërtuar sesa për autorin e atij krimi. Përbindëshi i “forcës” është mes nesh. Me “forcë” e “të fortë” funksionojnë partitë, politika, institucionet, merren votat dhe madje zhvillohen e mbrohen edhe bizneset e sipërmarrjet. Madje po dëgjojme e shohim çdo ditë se me “forcë” e “të fortë” organizohen edhe Protestat e Revolucionet, mbrohen “mikrofonat” e imponohen Grupet Organizatore të

Arian Galdini
Aug 181 min read


Ta sqarojmë edhe njëherë për herë të fundit…
Ne nuk jemi Flamingot. Ne jemi Rinisja. Ne nuk kemi asnjë lidhje, asnjë ndërlidhje, asnjë ngjashmëri, asnjë afërsi, me Flamingot. Asnjë, zero, fare. Nuk jemi as me Flamingot, as kundër Flamingove. Ata janë në Revolucionin e tyre, e Zoti i Bekoftë, e fitofshin. Por pa ne. Ne jemi në Rinisjen tonë, por larg shumë larg Flamingove e pa asnjë dëshirë për tu krahasuar, përplasur apo ndërlidhur me ta. Nuk jemi kundër tyre, nuk jemi kundër Flamingove. Thjesht ne jemi dy botëkuptime k

Arian Galdini
Aug 182 min read


Ne nuk do të bëjmë namin, por do të bëjmë hapin..
Për ne nuk vjen Sorosi.. Per ne nuk vijnë as Flotiljet e Sorosit.. Për ne nuk vijnë as Patriotët e NeoOtomanizmit që quajnë “problem” Neoshqiptarizmin… Për ne nuk vijnë as Atdhetarët që duan Erdoganin por urrejnë e shajnë Skënderbeun dhe Nënë Terezën e çdo hero të mendimit Shqiptarist e Kombëtarist… Për ne nuk vijnë as 10 mijë “vullnetarët” e punësuar në OJF dhe OJQ e Fondacione të financuara nga Sorosi e TIKA e të tjerë “Bamirës Bujarë të Huaj”… Për ne nuk do të vijnë as Kam

Arian Galdini
Aug 181 min read


Edhe 3 ditë… 21 gushti po vjen…
Për ne të Rinisjes, kjo datë na rikujton e rithekson se kur lindëm 6 vjet më parë, nuk u shuam nga mosarritja e betejës së parë elektorale ku morëm pjesë. Përkundërazi, fill pas rezultatit zyrtar zhgënjyes të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ne rimblodhëm forcat dhe 5 vjet më parë në 21 gusht 2021, organizuam Marshimin e Dinjitetit. 5 vjet më pas, ne deshmojmë se nuk u shuam, nuk u shitëm, nuk u tjetërsuam, nuk u dorëzuam, edhe pse kemi kaluar kohë mpakjeje, mosarritjesh e rras

Arian Galdini
Aug 181 min read


Një vend nuk rinis duke filluar nga zero…
Nga Arian Galdini Në shtëpitë tona ka sende që nuk i kemi blerë ne. Një fotografi e zbehur në sirtar. Një libër me emrin e dikujt që nuk jeton më. Një vegël pune që ka kaluar nga një dorë te tjetra. Ndonjë copë tokë për të cilën familja mban mend më shumë histori sesa dokumente. Nuk i ruajmë sepse gjithçka që vjen nga e shkuara është e mirë. I ruajmë sepse njeriu që nuk di çfarë ka marrë, nuk mund të dijë as çfarë po dorëzon. Kështu e kuptoj edhe politikën. Kur them Rinisja,

Arian Galdini
Aug 174 min read


Një shtet nuk duhet të të pyesë kë njeh…
Nga Arian Galdini Një nga dëmet më të thella që politika mund t’i bëjë një vendi nuk shihet domosdoshmërisht në ditën e zgjedhjeve. Shihet një mëngjes të zakonshëm. Një qytetar ka një problem me administratën dhe, përpara se të hapë ligjin, hap telefonin. Një sipërmarrës pret një leje dhe pyet kush mund t’ia shtyjë dosjen. Një prind kërkon një të drejtë për fëmijën dhe dikush i sugjeron një emër. Një i ri mendon për një vend pune dhe, krahas aftësive të veta, fillon të llogar

Arian Galdini
Aug 174 min read


Një ftesë është e ndershme vetëm kur njeriu e di ku po vjen…
Nga Arian Galdini Katër ditë na ndajnë nga 21 gushti. Në këtë pikë nuk dua t’i shtoj ftesës as madhësi të sajuar, as mister, as një premtim që nuk e kam në dorë ta përmbush. Dua t’i jap asaj diçka shumë më të thjeshtë dhe shumë më të detyrueshme, qartësi. Sepse qytetari që mendon të vijë ka të drejtë të dijë përpara se të dalë nga shtëpia se ku po shkon, përse është thirrur dhe çfarë kërkohet prej tij. Nuk po thërras njerëz për të dëshmuar se Arian Galdini ka turmë. Nuk po or

Arian Galdini
Aug 175 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
