top of page


Shumë njerëz presin që gjërat të rregullohen vetë..
Që shpresojnë në një fat më të mirë, në një qeveri më të drejtë, në një shoqëri më të ndershme, apo tek dikush që do vijë të na shpëtojë nga jashtë. Dhe ka nga ata që nuk presin. Nuk presin sepse kuptojnë se nuk ka asgjë më të fortë se një njeri që merr përgjegjësi për jetën e vetë dhe për vendin e tij. Çdo hap i vogël që bën sot, është më shumë se thjesht një përpjekje personale. Është një thirrje e heshtur që i fton të tjerët të mos dorëzohen. Nuk ka rrethana të përsosura.

Arian Galdini
Sep 91 min read


Kosova nuk është pronë e fituesit…
Kosova ka paguar me jetë për lirinë prej së cilës u ngrit shteti i saj. Një Republikë me një histori të tillë nuk mund të mësohet me një Kuvend që pret politikën të vendosë kur duhet të funksionojë. Kosova po humbet kohë shtetërore në një krizë që nuk lindi vetë. Ka vendime që e sollën deri këtu, afate të konsumuara dhe përgjegjësi që nuk zhduken vetëm sepse tani duhet gjetur rruga përpara. Dalja nga ngërçi nuk është amnisti. Por as përgjegjësia nuk mund të përdoret për ta mb

Arian Galdini
Sep 82 min read


Unë dua largimin demokratik të Edi Ramës..
Kjo nuk ndryshon nga një vezë e hedhur, nga një shtyrje apo nga një incident para Kuvendit. Qëndrimi im ndaj qeverisjes së tij nuk varet nga sjellja e një protestuesi. Kush godet një polic, cenon një njeri apo shkel ligjin, përgjigjet për atë që ka bërë. Kundërshtimi ndaj qeverisë nuk shenjtëron dhunën. Shkelja ka autor. Faji i saj nuk u kalon të tjerëve. Gabimi i një protestuesi nuk e bën fajtor protestuesin paqësor, nuk kriminalizon kundërshtimin dhe nuk prodhon pafajësi po

Arian Galdini
Sep 82 min read


Një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është fillim negociatash…
Për pagat e magjistratëve mund të debatohet, për formulën, për koston, për pasojat në buxhet. Por pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur përfundimisht, politika mund të diskutojë mënyrën e zbatimit. Jo nëse do ta zbatojë. Nëse zbatimi kërkon ligj, ligji duhet bërë. Nëse kërkon ndërhyrje buxhetore, ajo duhet përballuar. Qeveria ka detyrimin të përballojë koston, Kuvendi të ushtrojë kompetencën e vetë brenda hapësirës që Kushtetuta i lë. Vështirësia e zbatimit nuk krijon të drejt

Arian Galdini
Sep 82 min read


Reforma Territoriale: Para se të ndryshoni hartën, tregoni çfarë Bashkie i duhet qytetarit…
Reforma territoriale nuk duhet të fillojë me numrin e bashkive. Duhet të fillojë me pyetjen se çfarë pushteti vendor i duhet qytetarit. Para se politika të vendosë cilat bashki bashkohen, cilat mbeten dhe sa do të jenë gjithsej, dua kriteret. Një bashki duhet të jetë mjaftueshëm e aftë për të ofruar shërbime, mjaftueshëm e qëndrueshme financiarisht për të pasur autonomi reale dhe mjaftueshëm pranë komunitetit që qytetari të mos humbasë përfaqësimin vetëm sepse harta u bë më e

Arian Galdini
Sep 81 min read


Kryeministria nuk është kufiri i ligjit…
Pretendimet e bëra publike nga Arben Ahmetaj janë tepër serioze për t’u konsumuar si episod televiziv. Materialet që ai paraqet si regjistrime nuk janë vendim gjykate, autenticiteti teknik, plotësia, konteksti dhe ajo që mund të vërtetojnë juridikisht janë çështje të ndryshme. Pasiguria mbi to nuk është arsye për mbyllje. Është arsye për verifikim. Kur një ish-zëvendëskryeministër pretendon se zotëron materiale që prekin majën e ekzekutivit, shteti nuk mund të presë emisionin

Arian Galdini
Sep 83 min read


Kur pushteti fillon të dëshmojë kundër vetes…
Arben Ahmetaj foli. Tani duhet të flasin provat. Çdo dokument, regjistrim apo dëshmi që ai paraqet kundër Edi Ramës duhet verifikuar deri në fund. Nëse materialet janë autentike dhe provojnë shkelje të ligjit, hetimi duhet të mbërrijë kudo ku çojnë faktet, përfshirë zyrën e Kryeministrit. Pushteti, shumica parlamentare dhe propaganda nuk mund të bëhen strehë, po aq e papranueshme do të ishte që e shkuara e denoncuesit të përdorej për të asgjësuar pa shqyrtim atë që ai ka sjel

Arian Galdini
Sep 83 min read


Kodi zgjedhor: Demokracia duhet të lejojë edhe lindjen politike…
Kam provuar vetë çfarë do të thotë të ndërtosh një alternativë pa aparat, pa financues të fuqishëm dhe pa ekranet që vendosin çdo ditë se kush shihet dhe kush mbetet jashtë vëmendjes. Prandaj reformën zgjedhore nuk e gjykoj vetëm nga mënyra si numërohet vota. Për mua pyetja fillon më herët: Kush ka mundësi reale të mbërrijë deri te qytetari? Zgjedhjet mund të jenë korrekte ditën e votimit dhe gara të ketë qenë e pabarabartë shumë kohë përpara saj. Pragu, mandatet, listat, fir

Arian Galdini
Sep 81 min read


Kush kërkon pushtetin, duhet të vijë me qeverisjen e përgatitur…
Unë dua largimin demokratik të Edi Ramës dhe dua një opozitë të aftë ta mundë. Por nuk më mjafton të di çfarë do të bëjë kundër Ramës. Dua të di nëse është gati të qeverisë Shqipërinë. Kush u kërkon shqiptarëve votën për të marrë drejtimin e vendit, duhet ta ketë bërë punën përpara, të njohë ligjet që do të ndryshojë, koston e asaj që premton, njerëzit të cilëve do t’u besojë përgjegjësi dhe mënyrën si vendimet do të bëhen realitet. Këto nuk mësohen pasi fitohen zgjedhjet. Pu

Arian Galdini
Sep 71 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
