top of page


Qytetari duhet të fitojë fuqi, jo vetëm përgjigje…
Kur një kërkesë merr peshë vetëm në duart e deputetit, qytetarit i është marrë diçka përpara se t’i jepet ndihma. Halli mund të zgjidhet, por njeriu ka mësuar se emri i vetë nuk mjafton. Me «Praninë Besnike», Rama u ngarkon socialistëve ndjekjen e ankesave dhe premton pakësimin e nevojës për ndërmjetësim. Prova mbetet kërkesa që mbërrin pa ta, përgjigjja dhe ankimi nuk mund të varen nga duart që e përcjellin. Banori që pret në sportel është edhe zgjedhësi i atyre që vendosin

Arian Galdini
Sep 132 min read


4 zhvillimet e mëdha për javën e ardhshme:
Lirohet Veliaj, Dënohen Komendantët e UÇK.. Lirohet Veliaj, Fitojnë lirinë edhe Komandantët e UÇK… Nuk e fiton lirinë Veliaj, Fitojnë lirinë Komandantët e UÇK… Nuk e fiton lirinë Veliaj, Nuk e fitojnë lirinë Komandantët e UÇK… Mendojeni pak, çfarë drame qesharake e vocërrake ka Tirana, e çfarë historie e madhe bëhet në Prishtinë… Tirana endet në: A është Non Grata apo jo Berisha? A iu hoq apo jo Berishës Non Grata? A triumfoi Berisha me vajtjen në SHBA? A do lirohet Veliaj? A

Arian Galdini
Sep 131 min read


Politika nuk është zanat, është marrëdhënie.
Politika nuk është zanat. Është marrëdhënie. Kur politika bëhet zanat, përfaqësimi bëhet treg. Moraliteti bëhet pengesë. E vërteta bëhet bezdi. Qytetari bëhet burim marketingu e shitblerjeje. Por në thelb të saj, politika nuk është karrierë. Është mënyra se si njerëzit ndërtojnë besim mes tyre. Është mënyra se si marrim vendime për njëri‑tjetrin dhe duhet të jenë më të pastra se vendimet që marrim për veten. Në Rinisje, ne nuk e shohim politikën si podium. E shohim si marrëdh

Arian Galdini
Sep 131 min read


Atdheu nuk na është lënë vetëm për ta trashëguar..
Nga Arian Galdini Ka ardhur koha që Rinisja të rritet jo vetëm me njerëz, por me përgjegjësi. Kemi hapur fushatën e anëtarësimeve dhe rianëtarësimeve. Po nisim takime e bashkëbisedime kudo ku shqiptarët duan të ulemi pranë njëri-tjetrit, në qytete e fshatra, në lagje, familje, kafene, vende pune, në Shqipëri dhe në diasporë. Sepse besojmë diçka të thjeshtë. Atdheu nuk është vetëm ajo që kemi marrë prej të parëve. Është edhe ajo që kemi detyrimin t’u dorëzojmë fëmijëve tanë. N

Arian Galdini
Sep 121 min read


Ora 15:01 Kur institucionet mbarojnë orarin, familja vazhdon…
Nga Arian Galdini Edi Rama ka qeverisur aq gjatë, sa Shqipëria nuk ka më përpara vetëm vendimet e tij. Ka një mënyrë pushteti që mund të gjykohet, mënyrën si një veprim prodhohet nga aparati, si kthehet në lajm dhe si lajmi, shpesh përpara se jeta ta ketë provuar, shpallet rezultat. Shifra del nga ministria dhe bëhet dëftesë e qeverisë. Programi miratohet dhe njoftimi nis të sillet sikur të ishte zbatimi. Një tregues përmirësohet dhe përmirësimi merret menjëherë nën pronësinë

Arian Galdini
Sep 1110 min read


Nga loti 7 te Vila e Palasës..
Dosja Balluku është edhe dosje e Qeverisjes Rama.. Më 9 shtator, SPAK e rëndoi ndjeshëm dosjen Balluku. Prokuroria thotë se akuza për shkeljen e barazisë në tendera lidhet tashmë me tetë procedura dhe se një vilë 478 m² në “Green Coast”, Palasë, ishte pronë faktike e fshehur e Ballukut, e mbajtur me dokumentacion në emër të Igli Tares. GJKKO vendosi sekuestrimin preventiv të saj. SPAK pretendon gjithashtu se Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”, pjesë e bas

Arian Galdini
Sep 112 min read


Pronat dhe absurdi i ASHK
Ligji i sotëm e mban ankimin administrativ ndaj akteve ose mosveprimeve kadastrale brenda ASHK-së. Ndërkohë, vetë ASHK-ja del edhe si palë paditëse në procese ku kundërshtohen tituj pronësie dhe kërkohet kalimi i sipërfaqeve në pronësi të shtetit. Tani Qeveria Rama kërkon të çojë edhe më tej përqendrimin, regjistrimin kadastral, menaxhimin e pronës shtetërore dhe proceset kalimtare të pronësisë nën një arkitekturë të vetme. Kjo nuk është thjesht reformë teknike. Është çështje

Arian Galdini
Sep 111 min read


Kadastra, Pronat: Kur shteti është palë, integrimi nuk mjafron…
Ligji i sotëm i Kadastrës e vendos ankimin administrativ ndaj akteve ose mosveprimeve të ASHK-së brenda vetë Agjencisë, përpara rrugës gjyqësore. Në të njëjtën kohë, praktika gjyqësore njeh raste ku ASHK-ja ka qenë palë paditëse në çështje që prekin tituj pronësie dhe interesin shtetëror mbi tokën. Kjo nuk provon mungesë paanshmërie. Provon diçka tjetër, më të rëndësishme për reformën që po propozon Edi Rama, shteti nuk hyn gjithmonë në çështjen e pronës vetëm si administrues

Arian Galdini
Sep 111 min read


Prona duhet të jetë e sigurtë edhe përballë Shtetit…
Një agjenci mund të nisë punën sot me një dosje të hapur prej vitesh. Dita e parë e saj nuk duhet t’i japë shtetit një afat të ri për detyrimin e vjetër. Më 9 shtator 2026, Qeveria Rama hapi konsultimet për Agjencinë Shtetërore të Pronës dhe pronat shtetërore, deri më 7 tetor. Modeli i shpallur parashikon bashkimin e regjistrimit kadastral, menaxhimit të pronës shtetërore dhe proceseve kalimtare të pronësisë. Edi Ramës i kundërshtoj çdo riorganizim që ia kalon institucionit k

Arian Galdini
Sep 101 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
