top of page


Shpresa nuk ka pse të flasë më fort se bota
Lajmet mund të mbushin ditën. Titujt mund të të marrin vëmendjen. Një mijë zëra mund të të tregojnë, njëherësh, prej çfarë duhet të kesh frikë. Pastaj dikush të thotë një fjalë të mirë dhe vazhdon rrugën, pa e ditur çfarë preku. Ose telefoni ndizet mbi tavolinë. Në anën tjetër është një zë që nuk të kërkon asgjë. Vetëm të pyet si je. Dhe pret përgjigjen. Pastaj vjen një ditë që nuk premtonte gjë. E njëjta dritë në dritare. I njëjti filxhan mbi tavolinë. E njëjta rrugë për t’u

Arian Galdini
Sep 201 min read


Sot 1 vit nga dorëheqja ime si Kryetar i Rinisjes🇦🇱🫶
Nga Arian Galdini Sot bëhet një vit që dhashë dorëheqjen si Kryetar i LRE Rinisjes. Nuk u largova nga Rinisja. Nuk u largova nga politika. Nuk u largova nga përgjegjësia. Lashë një karrige, titull. Dhe pas një viti besoj edhe më fort se Shqipërisë i duhet një kulturë e re e lidershipit, të drejtosh pa menduar se ajo që drejton të përket. Sepse pushteti nuk korruptohet vetëm kur vidhet. Korruptohet edhe kur përvetësohet. Partia nuk është pronë e themeluesit. Shteti nuk është p

Arian Galdini
Sep 192 min read


Demokracia nuk është zbukurim..
Kur premton një të nesërme pa i përballuar plagët e sotme, nuk po ndërton shpresën, por po mpin ndërgjegjen e qytetarëve të vendit tënd. Shumë qytetarë të këtij vendi e duan Evropën. Jo si slogan politik, as si stoli për t’u varur në fjalime. E duan si mënyrë jetese ku njeriu respektohet pa pasur nevojë për ndërmjetës, si radhë ku nuk triumfon kush ka më shumë miq, por kush ka më shumë të drejtë. Evropa që ëndërrojmë nuk është skenë ku pushteti merr duartrokitje, por një shes

Arian Galdini
Sep 181 min read


Poezi: Atdheu
Nga Arian Galdini Kasetën e kishim sjellë mes këmishëve. Mbi kuti, me shkrimin tim të vjetër, kisha shkruar: Gjyshi. Kur i flisja tim biri për atë shtëpi, gjyshi më dilte gjithmonë duke kënduar. E kalova regjistrimin në kompjuter. Ia ula kërcitjen vetëm aq sa të dëgjonim. Kërcitja u tërhoq. Gjyshi mori frymë në dhomën ku im bir s’e kishte parë kurrë. E kërkoi këngën me dy nota të ulëta: - Moj Shqipëri… Vargu tjetër nuk i erdhi. E mërmëriti melodinë pa fjalë. Një fëmijë pëshpë

Arian Galdini
Sep 172 min read


Barabai i përditshëm…
Nga Arian Galdini Përpara Pilatit ndodh diçka më e rëndë se një zgjedhje e gabuar. Përpara se turma të zgjedhë Barabain, i pafajshmi është vendosur në garë për mëshirë. Padrejtësia ka hyrë në pyetje përpara se njerëzit të japin përgjigjen. Kështu vepron e keqja kur mëson të mos duket si dhunë. Nuk na e heq zgjedhjen, na lë të zgjedhim pasi ka vendosur çfarë nuk duhet më të vihet në dyshim. Njeriu ruan zërin dhe humbet pyetjen, pastaj e quan liri të drejtën për t’iu përgjigjur

Arian Galdini
Sep 172 min read


Liria ka emër🇦🇱🇽🇰🙏🫶
Heronjtë e lirisë së Kosovës janë e do mbeten gjithmonë të tillë. Në foto me Jakup Krasniqin🇦🇱🇽🇰🙏🫶

Arian Galdini
Sep 161 min read


Liria ka emër🇦🇱🇽🇰🙏🫶
Heronjtë e lirisë së Kosovës janë e do mbeten gjithmonë të tillë. Në foto me Hashim Thaçin🇦🇱🇽🇰🙏🫶

Arian Galdini
Sep 161 min read


Liria ka emër. Lavdi UÇK Turpi ka emër: Gjykata Serbciale
Sot jam i zemëruar. Besoj në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dua lirinë e tyre. Vendimin e Gjykatës Speciale e konsideroj një padrejtësi të rëndë ndaj katër komandantëve të UÇK-së dhe një goditje që nuk mbaron te fati i tyre personal. Për mua, kjo Gjykatë Speciale është bërë Gjykata Serbciale. Sepse vendimi i saj nuk do të jetojë vetëm në Hagë. Ai hyn sot në një betejë shumë më të vjetër, betejën për emrin e luftës së Kosovës, pë

Arian Galdini
Sep 162 min read


Sot katër burra janë Kosova🇦🇱🫶🇽🇰
Sot, në Hagë, shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Unë besoj në pafajësinë e tyre. Dua lirinë e tyre. Dhe sot, për mua, ata katër burra janë Kosova. Jo sepse Kosova mund të futet në katër emra. Por sepse ka ditë kur mbi disa emra kalon kufiri ndërmjet asaj që ka ndodhur dhe asaj që nesër do të thuhet se ka ndodhur. 16 shtatori është një prej atyre ditëve. Aktgjykimi shqiptohet në Hagë. Jeta e tij politike fillon pasi shqipt

Arian Galdini
Sep 163 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
