top of page


Jetojmë në Shqipërinë e kaosit
Rendi tashmë është zhbërë. Elitat po shfaqen lakuriq, duke treguar rrugën sesi u zvarritën për tu ngjitur lart aty ku janë. Populli po habitet e argëtohet duke i parë idhujt pa krena duke u zhgërryer nga krevati në krevat, e nga zyra në zyrë. Elitat kanë nisur “luftën e nxehtë” me njëri - tjetrin, duke shprazur të gjithë arsenalin e sekreteve me të cilat mbanin paqen. Por kujdes, në fund të luftës, elitat do ndërrojnë kostum e fillojnë paqen me sekrete të reja, ndërsa populli

Arian Galdini
Oct 21 min read


Videot intime: Njeriu nuk është peng i sekretit të vetë…
Nga Arian Galdini Arkivi, porta dhe e drejta për t’u bërë tjetër Dikur, që një sekret t’i mbijetonte njeriut, duhej kujtesa e dikujt tjetër. Sot mjafton një skedar. Një letër digjej. Një dëshmitar plakej. Një kujtim humbiste skajet, ngatërrohej me vitet, vdiste bashkë me ata që e mbanin. Edhe turpi, sado i rëndë, jetonte në një botë ku koha kishte ende pushtet mbi gjurmën. Skedari e ndryshoi këtë marrëdhënie. Ai mund të kopjohet pa u pakësuar, të merret pa munguar nga vendi,

Arian Galdini
Oct 29 min read


Vija e Startit!
Pushteti mbi vëmendjen dhe autorësia e zgjedhjes përpara votës Nga Arian Galdini Demokracia ka një çast që numërohet dhe një kohë shumë më të gjatë që nuk hyn në procesverbal. Çasti është vota. Koha është gjithçka që ka ndodhur përpara saj. Kur qytetari merr fletën në dorë, emrat që gjen aty janë të barabartë si shtyp mbi letër. Por nuk kanë mbërritur deri tek ai me të njëjtën histori. Disa vijnë me vite debatesh, intervistash, polemikash, imazhesh dhe kujtimesh. Të tjerë mun

Arian Galdini
Oct 17 min read


Koha që bëhet karakter…
Jo çdo gjë që vonon është e vonuar. Ora mund të tregojë sa kohë kaloi. Nuk mund të tregojë çfarë bëri ajo kohë me njeriun që e përshkoi. Kjo është arsyeja pse dy njerëz mund të kenë jetuar të njëjtin vit dhe të mos kenë kaluar përmes së njëjtës kohë. Njëri mund ta ketë mbushur me ngjarje e të ketë mbetur pothuajse po ai. Tjetri mund të mos ketë asgjë të madhe për të treguar dhe, ndërkohë, të ketë humbur një mënyrë të vjetër për të gënjyer veten. Jo çdo e vërtetë hyn në jetën

Arian Galdini
Oct 13 min read


Shqiptarizmi!
Një filozofi politike e lirisë së trashëgueshme Nga Arian Galdini Njeriu lind në një botë që nuk e ka zgjedhur dhe largohet prej saj pa mundur të shohë të gjitha pasojat e asaj që bëri. Midis këtyre dy kufijve ndodhet liria. Një emër e pret përpara se të mund ta shqiptojë. Një gjuhë i ka përgatitur fjalët përpara se ai të dijë se mendimi mund të ketë gjuhë. E presin një familje, një vend, kujtime, ligje, pasuri, zakone, besime, institucione, mirësi të grumbulluara dhe padrejt

Arian Galdini
Sep 3019 min read


Edi Rama, Kryeshenjtori…
Nga Arian Galdini Pushteti i gjatë ka një ves të vjetër, kur ndërton, kërkon firmën mbi gur, kur shembet diçka, kërkon dëshmitarë. Belinda Balluku është e pandehur në një procedim penal të SPAK-ut. Vlora Hyseni, ish-drejtuese e SHISH-it, është nën hetim dhe ndaj saj është lënë në fuqi masa “arrest në shtëpi”. Këto janë çështje të drejtësisë dhe fajësia penale mbetet individuale. Por këtu fillon politika. Sepse Kryeministri nuk është një turist që kalon rastësisht nëpër qeveri

Arian Galdini
Sep 291 min read


Pyetje për Edi Ramën…
Unë nuk kam asnjë akuzë e sharje për Edi Ramën, por dua të pyes vetë Kryeministrin e këdo që e mbron e që mendon se atij po i bien në qafë kot: Si është e mundur që në këtë Kuplara Politike që po shohim të na shfaqet në të gjitha nivelet e Qeverisjes, ky paska mbetur i vetmi i paprekur e i padijeni nga e për çfarë po ndodh, edhe pse ai është vetë I Pari, I Madhi, Shefi??? Si është e mundur që në këtë gjiriz politiko institucional që po shpërthen papushim “ujërat e zeza” të kr

Arian Galdini
Sep 291 min read


Brez me Aspirata?
Mbrëmje e Mendimit Shqiptarist Bashkëbisedim me Arian Galdinin Një fëmijë shqiptar që rritet sot në Gjermani mund ta mësojë gjuhën shqipe nga prindërit, mund të dëgjojë historitë e gjyshërve, mund të mbajë në shtëpi flamurin, këngët, kujtimet dhe emrat tanë. Por një ditë ai do të rritet. Dhe atëherë nuk do të mjaftojë më që ne t’i themi se është shqiptar. Ai do të duhet të ketë arsye për ta zgjedhur shqiptarinë. Pikërisht këtu fillon pyetja që duam të hapim në Nauheim: Çfarë

Arian Galdini
Sep 253 min read


Poezi: Për cilin Atdhe?
Nga Arian Galdini U premtova bijve të mi një atdhe më të mirë. E thashë një mbrëmje, teksa njëri flinte dhe tjetri vizatonte një pemë pranë shtëpisë. Dielli i kishte dalë përtej fletës, në tryezë kishte mbetur një vijë e verdhë. Nuk më pyeti ç’ishte atdheu. Më kërkoi ta mbaja letrën te cepi, se shtëpia i lëvizte nën dorë. Atë ditë, në aeroport, një nënë ia kishte ndrequr jakën të birit edhe një herë, pastaj e kishte bekuar largimin e tij me gojën që ende donte t’i thoshte, rr

Arian Galdini
Sep 243 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
