top of page


Erion Veliaj mbetet në burg..
Erion Veliaj mbetet në burg. Edi Rama mbetet në qendër. Midis këtyre dy fakteve nuk ndodhet vetëm fati i një kryetari bashkie. Ndodhet një pyetje mbi natyrën e pushtetit që ka qeverisur Shqipërinë për më shumë se një dekadë. Sepse pushteti nuk është vetëm ai që shihet. Është edhe ajo që ndodh me njerëzit kur drita largohet prej tyre. Ku shkojnë besnikëritë. Ku shkojnë interesat. Ku shkon autoriteti. Kush trashëgon aksesin. Kush merr vendimin që dje merrej diku tjetër. Kush va

Arian Galdini
Sep 157 min read


Shkollat shqiptare
Shqipëria, për një komb që mendon.. Më 11 shtator, përpara nxënësve fitues të olimpiadave, Edi Rama e lidhi suksesin e tyre edhe me punën e gjatë për përmirësimin e arsimit. Fëmijëve u takon nderimi. Medaljet janë të tyre. Pushtetit i mbetet pyetja: Medalja mat majën. Po brezin, me çfarë e masim? PISA 2025 është matja ndërkombëtare më e freskët që kemi. Nuk është pasqyrë e plotë, vetë OECD kërkon kujdes për Shqipërinë, sepse një pjesë e shkollave të vogla nuk mori pjesë dhe r

Arian Galdini
Sep 154 min read


Unë pres kthimin e katër komandantëve…
Nesër në Hagë shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Po e them sot, përpara vendimit, jam me katër Komandantët. Pres shfajësimin, lirimin dhe kthimin e tyre në Kosovë. Jo sepse historia u jep imunitet. Sepse historia nuk mund të përdoret si provë faji. Thaçi duhet të gjykohet për atë që provohet ndaj Thaçit. Veseli për Veselin. Selimi për Selimin. Krasniqi për Krasniqin. Pozita, uniforma, autoriteti dhe hierarkia vlejnë vetëm

Arian Galdini
Sep 142 min read


Veliaj ka 13 akuza. Rama ka një model për të shpjeguar…
Sot, në 09:30, Gjykata e Lartë rishqyrton arrestin në burg të Erion Veliajt. SPAK e ka dërguar për gjykim me trembëdhjetë akuza, ndër to nëntë episode korrupsioni pasiv, pastrim parash, fshehje ose deklarim të rremë pasurie dhe shpërdorim detyre. Fajësinë e vendos gjykata. Por sot nuk gjykohen ato trembëdhjetë akuza. Shqyrtohet nëse burgu mbetet masa e nevojshme. Kushtetuesja nuk rrëzoi dyshimin e arsyeshëm, shfuqizoi vendimin e mëparshëm pasi gjeti mangësi në arsyetimin kush

Arian Galdini
Sep 142 min read


Kapitullimi fillon kur shteti mëson të jetojë pa njerëzit që po humb…
Kur një shkollë mbyllet për mungesë fëmijësh, shpenzimi shtetëror mund të ulet ndërsa rruga rëndon çdo mëngjes mbi familjen. Nëse kjo barrë e shtyn të largohet, vendimi ka thelluar mungesën që duhej të përballonte. Më 1 janar 2026, Shqipëria kishte 2.335.930 banorë, 1,16 për qind më pak se një vit më parë. Rama premtoi më 13 shtator se reforma territoriale nuk do të shkurtojë shërbimet ekzistuese. Premtimi matet me kohën, koston dhe cilësinë e shërbimit për banorin. Një shë

Arian Galdini
Sep 142 min read


Shteti nuk mund t’ia faturojë Pronarit harresën e vetë…
Qeveria Rama propozon të bashkojë regjistrimin kadastral, administrimin e pronës shtetërore dhe proceset kalimtare në Agjencinë Shtetërore të Pronës. Kadastra u krijua në varësi të Kryeministrit sipas ligjit të vitit 2018. Rama nuk po merr në dorë shtetin e dikujt tjetër, përgjegjësia e tij nuk fillon me agjencinë e re. Prona private është e drejtë kushtetuese, jo favor që rinovohet sa herë ndryshon administrata. Rinisja do të depozitojë memorandum publik mbi tri projektligj

Arian Galdini
Sep 141 min read


Për Kosovën🇦🇱🇽🇰🫶🙏
Më 13 shtator, 62 vota i dhanë Kurtit qeverinë, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja paralajmëruan kundërshtimin në Kushtetuese. Votimi i dha shumicës autoritetin për të qeverisur, jo fjalën e fundit mbi kushtetutshmërinë e procedurës. Për punën brenda kompetencës së qeverisë, marrëveshja presidenciale nuk është leje që ende mungon. Sipas BE-së, 27 hapa reforme lidhen me 165,9 milionë euro dhe afatin përfundimtar të dhjetorit 2026, mospërmbushja rrezikon financimin përkatës. Kosova do

Arian Galdini
Sep 141 min read


Shkolla ku Shqipëria mëson të jetë e lirë…
Sot hapen dyert e shkollave shqiptare dhe, bashkë me fëmijët tanë, hyn në to Shqipëria që ende nuk ekziston. Urimi im shkon me dashuri te çdo fëmijë që prek për herë të parë bankën e shkollës, te çdo nxënës që rikthehet, te prindërit që shkollës i besojnë pjesën më të çmuar të jetës së tyre dhe te mësuesit që marrin përsipër një detyrë që asnjë orar nuk e mat, të ndihmojnë një mendje të bëhet e lirë, pa e lënë të bëhet e zbrazët. Arsimi është më shumë se një sektor i shtetit.

Arian Galdini
Sep 142 min read


Balluku dhe Rama
Tri herë Edi Rama ia refuzoi dorëheqjen Belinda Ballukut. Mbajtja në detyrë ishte një vendim që përsëritej, jo një emërim i harruar. Njoftimi i SPAK-ut i 9 shtatorit përshkruan një procedim që përfshin Llogaranë, shtatë prokurime të Unazës, korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria dyshon për favorizim kompanish në këmbim të përfitimeve personale. Balluku i detyrohet publikut llogari për përdorimin e pushtetit, kërkesa për t’u larguar nuk është përgjigje për mënyrën si e ush

Arian Galdini
Sep 131 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
