top of page


A e kuptoni tani mesazhin e qartë të Sali Berishës, kur i thotë Edi Ramës:
Ke dy zgjidhje: Ose, skenarin Çaushesku … Pra eleminim fizik.. Ose, skenarin Ramiz Alia… Pra, bëhet President, bën zgjedhje të parakohshme dhe bashkë me Berishën, bëjnë Katovicën s re… Prandaj, Top Channel dhe gjithë Dynjaja po çmenden duke u ekzaltuar me shembullin e Serbisë… Madje, sot Berisa tha: Vuçiçi i thirri mendjes dhe e kuptoi, se mund të pësonte skenarin Çaushesku, ndaj zgjodhi skenarin Ramiz Alia… Edhe thuaj pastaj, që këta nuk flasin me kode me njëri tjetrin edhe

Arian Galdini
Oct 271 min read


Pra, sipas shembullit të Serbisë, dhe sipas Top Channel, edhe në Shqipëri, duhet urgjentisht të krijohet një Parti Politike nga Studentët…
Njëlloj si në Serbi, “Lëvizja” ka emrin Studentore, por në Parlament hynë Intelektualët dhe Pedagogët, e në Qeveri, nëse do tia dalin të merren vesh për ta krijuar do hyjnë “Ustallarët”… Pastaj, pse të bëjmë kot ne sikur po mësojmë nga Serbia. Katovicën na e ka mësuar Rusia dhe Ramiz Alia… A nuk ndodhi kështu në vitin 1990? Lëvizjen e bënë Studentët, Partinë Demokratike e morën Intelektualët dhe Pedagogët, e Pushtetin e kontrolluan “Ustallarët”… Eksperimente, eksperimente të

Arian Galdini
Oct 271 min read


Edhe një dyshim e pyetje e fundit për Serbinë..
Po sikur? Po sikur? Po sikur, vetë Vuçiç ta ketë “lejuar” këtë që ndodhi dje me zgjedhjet në Serbi, sepse ai e di shumë mirë se Lista Studentore është një Konglomerat Skizofrenik i Panatyrshëm, ku janë bashkuar djaj e të mirë, e për rrjedhojë do të duhet një mrekulli që këta të qeverisin qëndrueshëm… Akoma më e vështirë do të jetë që këta rë qeverisin mirë dhe drejtë e pa korrupsion… Sepse janë shumë të përzierë e nuk bëjnë dot as me njëri tjetrin e as pa njëri tjetrin… Pra,

Arian Galdini
Oct 271 min read


Mos u ekzaltoni kaq shumë nga shembulli i Serbisë…
Qetësohuni… Katovica e Serbisë ka edhe Rusinë edhe Kinën si “Kujdestarë”… Kjo kinse “Lista Studentore” që ka fituar është një konglomerat kaq i përzier e kaq i përçudnuar, e kaq i panatyrshëm, e kaq skizofrenik, e kaq “jo politik”, saqë gjasat dhe shanset e tyre për Qeverisje të Përbashkët e të Qëndrueshme, janë të njëjta me shanset që ka Sali Berisha të fitojë Çmimin Nobel për Kërcim me Shkop… Mos u nxitoni, mos u hallakasni kot… E në fund, a e kuptoni që aty brenda tek List

Arian Galdini
Oct 271 min read


Të gjithë ju të ekzaltuarit nga shembulli i Serbisë, më lexoni e më dëgjoni me vëmendje…
Serbinë e mori shembull Enver Hoxha, dhe e pamë çfarë ndodhi në Shqipëri… OTPORIN e Serbisë mori shembull MJAFTi dhe e patë çfarë Veliaj, ju doli… Tadiçin nga Serbia sollën si kumbar Rama me Metën kur firmosën Koalicionin e 2013, dhe shihni çfarë Shqipërie kemi… Akoma, akoma doni shembuj nga Serbia? Akoma në Shqipëri doni të frymëzoheni e merrni shembuj nga Serbia? Për çdo shembull e frymëzim nga Serbia, duhet të na bëjë të mendojmë se çfarë plani djallëzor po fshihet kundër

Arian Galdini
Oct 271 min read


A e dinë këtë, apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë?
Habitem pse gëzohen Veliaj e Spiropali e Berisha e ish Zyrtarët e PS, PD, LSI, e Aleatëve të tyre, me fitoren e Listës Studentore në Serbi.. Sepse nëse Lista Studentore në Serbi, kishte a ka ndonjë të mirë, është fakti se ata ndaluan çdo zyrtar e ish zyrtar të pushteteve në Serbi, që të kandidonin në Listat e tyre… A e dinë këta këtë, apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë?

Arian Galdini
Oct 271 min read


Nga Lëvizja e Re te Rinisja🇦🇱🫶🙏
Gjashtë vjet që na mësuan të mos heqim dorë nga Shqipëria! 24 tetor 2020 – 24 tetor 2026 Nga Arian Galdini Nuk e njoh njeriun me të cilin dua ta filloj këtë urim. Më 25 prill 2021, ai na dha një votë. Ishte njëri prej 3 767 qytetarëve që votuan për LRE-në në zgjedhjet parlamentare. Ne nuk fituam asnjë mandat. Nuk ia di emrin. Nuk e di çfarë e bindi të na zgjidhte. Ndoshta vazhdon të na mbështesë. Ndoshta sot mendon krejt ndryshe. Mund edhe ta ketë harruar prej kohësh atë ditë

Arian Galdini
Oct 276 min read


Pyetje për Edi Ramën dhe të tijtë:
A jeni të sigurtë se ju e keni dënuar dhunën? Kam dëgjuar e kam lexuar që Edi Rama, Qeveria, PS, analistët e tyre në media, intelektualët e artistët e sportistët e figurat publike që janë të tyrer, kanë dënuar plot zell e pasion dhunën e Protestuesve. Por a e kanë dënuar dhunën e Policisë kur kjo ka tejkaluar ligjin e protokollet? A e kanë dënuar dhunën e “vetëmbrojtjes me shkop bejzbolli e hunj në dorë” tek Selia e PS? Sepse ti nuk mund të dënosh dhunën që të shkaktohet ty a

Arian Galdini
Oct 271 min read


Reuters konstaton se, ndonëse Lista Studentore ka fituar shumicën parlamentare, mbetet e paqartë kush do të bëhet kryeministër dhe kush do të drejtojë institucionet kryesore
Reuters konstaton se, ndonëse Lista Studentore ka fituar shumicën parlamentare, mbetet e paqartë kush do të bëhet kryeministër dhe kush do të drejtojë institucionet kryesore. Këtu lindin katër pyetje shumë të forta po aq sa hamendësimi për një mjeshtër të fshehtë: Kush i harton rregullat që kuvendet studentore votojnë? Kush i përcakton kriteret për pranimin dhe përjashtimin e kandidatëve? Kush do t’i marrë vendimet politike kur deputetët, studentët dhe ministrat të mos bien d

Arian Galdini
Oct 271 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
