top of page


Qeveria nuk mund të bëhet Opozita e biografisë së vetë…
Në mandatin e parë, pushteti mund të tregojë çfarë gjeti. Në të katërtin, duhet të tregojë çfarë bëri me kohën që pati. Kur Edi Rama flet sot për një shtet-labirint, për administratën që humbet kujtesën, për meritën që mundet nga njohja dhe për nevojën e një marrëdhënieje tjetër mes shtetit dhe qytetarit, nuk do ta kundërshtoj një ndreqje vetëm sepse vjen prej tij. Por pushteti i gjatë nuk mund të marrë gjuhën e opozitës ndaj një realiteti mbi të cilin, pas kaq vitesh, mban e

Arian Galdini
Sep 51 min read


Çdo ligj ka një trashëgimtar…
Çdo ligj ka një trashëgimtar, edhe kur ai ende nuk ka lindur. Politika numëron me kujdes mandatet. Shumë më rrallë numëron pasojat që u mbijetojnë atyre. Borxhi i marrë sot do të paguhet nesër. Toka e dëmtuar nuk rikthehet me një konferencë shtypi. Një shkollë e dobësuar vazhdon të humbasë njerëz shumë kohë pasi ministri ka ikur. Një kontratë publike mund ta lidhë vendin më gjatë se emri i atij që e firmosi. Prandaj çdo ligj, kontratë e madhe dhe vendim me pasoja afatgjata du

Arian Galdini
Sep 41 min read


Kush e paguan përshkallëzimin?
Kur përplasja shpërblehet me ekran më shumë se argumenti, politika mund të fillojë ta kërkojë rrezikun për vlerën e pamjes. Por kamera largohet. Njeriu mbetet me pasojën. Në çdo përballje mes qytetarit dhe shtetit, detyrimi më i rëndë i takon shtetit. Ai ka policinë, prangat dhe forcën publike. Prandaj çdo ndërhyrje duhet të jetë e domosdoshme, proporcionale dhe e verifikueshme. Asnjë qeveri nuk fiton të drejtën ta trembë kundërshtarin vetëm sepse mban uniformën në anën e vet

Arian Galdini
Sep 41 min read


Kamera nuk është drejtësi…
Një kamerë mbi trupin e inspektorit mund të jetë mjet i dobishëm. Por prania e saj nuk e bën vetvetiu kontrollin më të drejtë. Pyetja fillon pasi kamera ndizet. Nëse regjistrimi përdoret për një gjobë apo një vendim administrativ, qytetari ose sipërmarrësi duhet të ketë të drejtë ta shohë të plotë, të dijë se është ruajtur i paprekur dhe të mund ta përdorë për të kundërshtuar shtetin. Sepse, nëse shteti regjistron qytetarin për ta kontrolluar, qytetari duhet të mund ta përdor

Arian Galdini
Sep 41 min read


Edi Rama, reformatori i pasojave të veta…
Nga Arian Galdini Edi Rama kërkon të ribëjë shtetin që qeveris prej trembëdhjetë vjetësh. Por koha në pushtet prodhon autorësi. Më 3 shtator 2026, Edi Rama përshkroi me gojën e vetë një shtet që qytetarit i shfaqet si labirint, një administratë që humbet kujtesën institucionale dhe një vend ku njeriu mund të besojë se njohja vlen më shumë se merita, ndërsa fati më shumë se ligji. Përballë kësaj diagnoze paraqiti një arkitekturë të re: BESA-n, “Praninë Besnike”, “Pasqyrë Alban

Arian Galdini
Sep 48 min read


Mandati i katërt nuk është faqe e bardhë…
Një qeveri që hyn në vitin e trembëdhjetë nuk trashëgon më një vend të panjohur. Trashëgon gjithnjë e më shumë pasojat e vendimeve të veta. Prandaj mandati i katërt ka një barrë prove që mandati i parë nuk e kishte. Pushteti ka pasur kohën për ta njohur problemin, ligjin për ta ndrequr, administratën për ta zbatuar, buxhetin për ta financuar, njerëzit për ta drejtuar dhe vite të tëra për të parë çfarë prodhojnë zgjedhjet e tij. Sa më gjatë i ke pasur këto mjete në dorë, aq më

Arian Galdini
Sep 41 min read


Ne jemi historia e një njeriu me 1 celular e 1 Faqe Facebook
Ndaj mos na kërkoni në media. Na gjeni në Rrjetet Sociale.. Miq, Mos e matni praninë time publike me numrin e studiove ku më shihni. Pas daljes në Sheshin Skënderbej dhe mirëbesimit që mora në Kuvendin Programatik të Rinisjes më 21 gusht, përgjegjësia ime është e qartë, kudo që flas, përgjigjem vetë për fjalën time dhe nuk e fsheh se i përkas Rinisjes. Në media do të paraqitem vetëm ashtu siç jam: Arian Galdini, autor dhe zë publik e doktrinar i Rinisjes. Nuk kërkoj trajtim t

Arian Galdini
Sep 33 min read


Nga prania te puna…
Prej 21 gushtit më shkruajnë njerëz që më pyesin: “Arian, çfarë mund të bëj?” Përgjigjja ime po bëhet gjithnjë e më e thjeshtë: Mos më pyet fillimisht çfarë vendi kemi për ty. Më thuaj çfarë di të bësh për Shqipërinë. Nëse je mësues, më trego ku po humbet shkolla dhe çfarë do të ndryshoje. Nëse je sipërmarrës, më trego ku shteti të pengon të punosh, të prodhosh e të rritesh. Nëse je jurist, më sill një ligj që nuk funksionon dhe mënyrën si mund të ndreqet. Nëse je prind, më t

Arian Galdini
Sep 31 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page


