top of page


Republika e Përgjigjes: Kur gjurma e kërkesës mat edhe kohën e shtetit…
Nga Arian Galdini Një qytetar hyn në e-Albania dhe dërgon një kërkesë. Platforma shënon çastin e paraqitjes, ruan dokumentet dhe krijon një identifikues, në shërbimet ku ofrohet ndjekja elektronike, ai mund të kontrollojë ecurinë te “Aplikimet e mia”. Që prej atij çasti shteti e di se qytetari ka vepruar, ndërsa qytetari mund të mos dijë ende cili organ e ka marrë çështjen, ku është ndalur dhe kujt i takon detyrimi institucional për t’i dhënë përgjigje. Identifikuesi elektron

Arian Galdini
Sep 17 min read


Poezi: E vërteta…
Nga Arian Galdini Njeriu shpiku horizontin që të kishte ku të ikte. U dha emra yjeve, nguli meridianë në trupin e tokës, u mësoi deteve të ndanin largësinë, sikur ajo, po të matej mirë, mund të bëhej pafajësi. E vërteta ishte aty, në frymën me të cilën thoshim të kundërtën. Ne iknim, merrnim me vete një breg, pastaj një tjetër, derisa edhe kthimit i gjetëm një emër të bukur: Itakë. Një Itakë që do të njihte velat pa pyetur ç’njeri po kthehej. Shtëpia mund ta njohë hapin, qeni

Arian Galdini
Sep 13 min read


Për mediat dhe gazetarët: Nuk hyj më pa emrin tim…
Prej vitit 2016, një pjesë e madhe e mediave shqiptare zgjodhi të mos më kishte. Ishte zgjedhja e tyre dhe, për shumë vite, mungesa ime publike u përcaktua prej saj. Nuk po u kërkoj sot ta ndryshojnë. Mediat kanë lirinë editoriale të vendosin kë ftojnë dhe kë lënë jashtë. Të njëjtën liri kam edhe unë, të vendos cilën ftesë pranoj, ku hyj, përse hyj dhe, mbi të gjitha, kush jam kur hyj. Më 21 gusht mora publikisht mirëbesimin e Komunitetit të Rinisjes dhe, bashkë me të, një pë

Arian Galdini
Sep 12 min read


Njerëzit që marrin formën e enës…
Nga Arian Galdini Te Njeriu që qesh, ndërsa heton botën e kompraçikosëve dhe artin e errët të modelimit të njeriut të gjallë, Viktor Hygo ndalet te një pamje që e vendos në Kinë, një fëmijë dy a tre vjeç futet në një enë porcelani, të hapur sipër dhe poshtë, aq sa koka dhe këmbët t’i mbeten jashtë. Ditën ajo mbahet përpjetë, natën shtrihet, ndërsa fëmija fle brenda sendit që po i cakton të ardhmen dhe trupi vazhdon punën e natyrshme të rritjes në një hapësirë që nuk rritet ba

Arian Galdini
Aug 319 min read


Historia dhe kujtesa
Historia nuk është pengesë. Është kujtesa që na tregon si mos ta përsërisim rrugën gabim. Shqipëria ka pasur shumë momente kur është mashtruar me premtime të bukura dhe është përplasur me realitete të padrejta. Sot, para se të kërkojmë rrugë të reja, duhet të dimë çfarë kemi lënë pas. Kombi që harron bëhet lehtësisht i manipulueshëm. Ndryshimi i vërtetë nuk lind nga harresa, por nga një kujtesë që e përdorim si busull, jo si peng. Javë të mbarë e të bekuar, ju uroj të gjithëv

Arian Galdini
Aug 311 min read


Zëri qe na bën të dëgjojmë vetveten…
Shpesh mendojmë se zëri vjen nga të bërtiturat. Por e vërteta është se zëri më i fortë lind nga heshtja e thellë, ajo që na bën të dëgjojmë vetveten. Në një botë ku gjithçka kërkon vëmendje me zhurmë, ndoshta revolucioni i vërtetë është të dish të ndalesh. Jo për të heshtur përgjithmonë, por për të folur më drejt, më kthjellët, më njerëzisht. Sepse vetëm ata që dinë të dëgjojnë veten, mund të flasin për të gjithë.

Arian Galdini
Aug 311 min read


Thirrja e mbrëmjes…
Ka ditë që na lodhin më shumë se ç’duhet. Por mbrëmja nuk është thirrje për të parë sa s’bëmë, është kujtesë për atë që arritëm të ruajmë, dinjitetin, ndershmërinë, guximin. Disa gjëra nuk maten me kalendar, por me peshën që kanë në shpirt. Një fjalë e drejtë, një gjest i ndershëm, një hap i vogël që nuk e tradhton veten, vlejnë më shumë se çdo plan i madh i pambajtur. Kjo është arsyeja pse mbrëmja nuk është fund. Është vend ku kuptojmë se vlerat e vogla janë thesari më i mad

Arian Galdini
Aug 301 min read


Hiqu tullën tënde…
Na thonë se Të Vjetrit janë të pamposhtshëm. Paratë janë me ta. Ekranet i kanë pranë. Aparatet partiake, administrata e përdorur për votë, klientela, drejtuesit që telefonojnë vartësit, njerëzit që të kujtojnë vendin e punës kur afrohen zgjedhjet, të gjitha këto janë fuqi reale. Pastaj vjen përfundimi që duan të na futin në kokë: Ata janë shumë të fortë. Ne jemi shumë të dobët. Prandaj duhet të dorëzohemi. Unë nuk e pranoj. Sistemi i vjetër politik nuk është bërë i fuqishëm v

Kristina Nano
Aug 303 min read


Ekonomia dhe zhvillimi
Shqipëria nuk matet me grafiqe në raporte, por me tryezat e familjeve të zakonshme. Nëse një biznes i vogël mbyllet, nuk është vetëm një humbje ekonomike, është një ëndërr e shuar. Nëse një rrogë nuk mjafton për të mbajtur dinjitetin, nuk kemi progres, kemi mashtrim. Ekonomia nuk është përqindje, është jeta e përditshme. Dhe politika që nuk e kupton këtë, ka humbur lidhjen me qytetarin. Të flasim hapur, zhvillimi që nuk ndjehet në xhepin e qytetarit, nuk është zhvillim. #alba

Arian Galdini
Aug 301 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
