top of page


Shteti duhet të përgjigjet…
Qytetari nuk duhet të ketë mik në qeveri që shteti t’i përgjigjet. Kjo është një prej padrejtësive më të zakonshme shqiptare, ke një të drejtë, paraqet kërkesën, dorëzon dokumentet, dhe pastaj fillon kërkimi për njeriun që njeh njeriun. Kjo duhet të marrë fund. Po punojmë për një parim të thjeshtë të LRE Rinisjes, të drejtën e qytetarit për përgjigje nga shteti. Kur i drejtohesh një institucioni, duhet ta dish kush e mori çështjen, brenda cilit afat duhet të përgjigjet, ku nd

Arian Galdini
Sep 31 min read


E Djathta Humane…
E djathta që besoj unë nis nga një kufi i pakalueshëm, njeriu nuk është lëndë e parë e pushtetit. Punëtori nuk ekziston për administratën. Sipërmarrësi nuk është burim klientele. Familja nuk është dekor elektoral. Prona nuk është plaçkë për më të fortin. I varfri nuk është fotografi sociale. Protestuesi nuk është numër që një parti e shpall të vetin. Prej këtij kufiri nis E Djathta Humane. Ajo mbron pronën sepse prona i jep njeriut pavarësi. Mbron punën dhe sipërmarrjen sepse

Arian Galdini
Sep 31 min read


E drejta e Protestës nuk jepet nga Qeveria…
Qytetari që del kundër qeverisë nuk humbet asnjë të drejtë sepse kërkon largimin e saj. Pikërisht atë ditë provohet Republika. Policia nuk është roja e sedrës së Kryeministrit. Nuk është krahu i një partie dhe as mjeti me të cilin pushteti u tregon kundërshtarëve se kush komandon. Është Policia e Shtetit. Detyra e saj është të mbrojë ligjin, sigurinë dhe qytetarin, edhe kur ai qytetar proteston kundër qeverisë, edhe kur thërret kundër Kryeministrit, edhe kur kërkon që kjo qev

Arian Galdini
Sep 32 min read


Ky shtator nuk e gjen Shqipërinë pa zë
Miq, Ky shtator nuk e gjen Shqipërinë pa zë. Prej muajsh, qytetarë protestojnë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërkohë, qeveria dhe Partia Socialiste po e hapin sezonin politik me “Besën”, “Praninë Besnike” dhe një sistem të ri për të dëgjuar, gjurmuar e ndjekur shqetësimet e njerëzve. Nga rruga vjen kërkesa që pushteti të largohet, nga pushteti vjen premtimi se do të dëgjojë më mirë. Poshtë kësaj përplasjeje mbetet pyetja që vendos fatin e çdo ndryshimi, a do të funksion

Arian Galdini
Sep 34 min read


Një ministre largohet. Problemi mbetet.
Shqipëria nuk ka vuajtur nga mungesa e emrave në Ministrinë e Shëndetësisë. Ka vuajtur nga një qeverisje që prej vitesh ndryshon njerëzit, por nuk ndryshon marrëdhënien e pushtetit me shëndetin, dijen dhe jetën e qytetarit. Pas kaq vitesh, Edi Rama nuk mund ta paraqesë më çdo fillim të ri si reformë. Ai duhet të japë llogari për sistemin që ka ndërtuar. Shëndetësia nuk është pronë e qeverisë, pacienti nuk është klient i saj dhe mjeku nuk duhet të jetë dekor i pushtetit. Rinis

Arian Galdini
Sep 31 min read


Nuk mjafton të ikë Rama…
Unë dua mbylljen demokratike të ciklit të Edi Ramës. E dua pa ekuivok. Por Shqipëria do të kishte humbur përsëri vite të tjera, nëse pas largimit të tij do të ndryshonte vetëm emri i njeriut që komandon, ndërsa qytetari do të mbetej po ai njeri që duhet të ulë kokën përballë pushtetit. Nuk dua një Shqipëri ku qytetari duhet të gjejë mik për një dokument që i takon. Ku një vend pune në shtet përdoret për t’i kërkuar bindje. Ku sipërmarrësi duhet të gjejë derën e duhur që të mo

Arian Galdini
Sep 22 min read


E djathta humane…
Miq, Sot është 1 shtator 2026. Pas 21 gushtit, Rinisja nuk ka më të drejtë ta matë veten me faktin se është ende këtu. Në Sheshin Skënderbej dolëm përpara qytetarëve me emrin tonë, pa u fshehur pas një force tjetër dhe pa pranuar të bëhemi numër në shtëpinë e askujt. Po atë ditë, Kuvendi Programatik na vuri përballë pyetjes më të vështirë, çfarë do të bëjmë me praninë tonë pasi sheshi të zbrazet dhe fjala të mos mbështetet më te çasti? 21 gushti nuk na dha të drejtën të kërko

Arian Galdini
Sep 13 min read


Poezi: Sa thellë hyri dora…
Nga Arian Galdini Në një manastir, një dorë gërreu rrathët e një teoreme nga pergamena dhe mbi plagën e faqes shkroi një psalm. Boja u tha, lutja u këndua. Poshtë shkrimit, rrethi mbajti qendrën. Shekuj më vonë, dikush e ngriti pergamenën drejt dritës. Dolën bashkë, mendja që lexonte ujin dhe zëri që i kërkonte qiellit mëshirë. Në gurin e një qyteti, fitimtari skalit emrin e vetë. Shiu hyn në brazdat e vjetra. Nën një shkronjë të tij del maja e një tjetre, edhe ajo, dikur, ki

Arian Galdini
Sep 11 min read


Poezi: Anatomia e një fshirjeje…
Nga Arian Galdini Kur shembën shtëpinë e vjetër, muri i dhomës së ngrënies mbeti një natë vetëm përballë qiellit. Fotografia kishte ikur. Gozhda jo. E shtrembër prej viteve, mbante ende mbi vete peshën e asaj që nuk varej më aty. Rreth saj, muri kishte një katërkëndësh më të çelët, që korniza ia kishte kursyer diellit. Tryeza, katër plagë të zbehta në dysheme ku këmbët kishin qëndruar gjatë. Vija e dollapit. Njolla e sobës. Shtëpia kishte humbur çatinë dhe hëna, për herë të p

Arian Galdini
Sep 13 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
