top of page


Udhëtim..
Në sediljen e pasme qesh djali, me botën ende sa një xham dhe një rrugë përpara. Përpara rri ati, i qetë si rrugë që e mban lodhjen larg fëmijës. Mes tyre, makina ruan një paqe të ulët, xham, frymë, dy fytyra në udhë. Dita ecën me ta, një timon, një buzëqeshje, një burrë që mban drejtimin.

Arian Galdini
Jun 31 min read


Mungesa nga frika…
Në këtë vend, në përditshmëri, gjithmonë, shumë njerëz nuk mungojnë nga mungesa e ndërgjegjes. Mungojnë nga frika. Pastaj, kur leja nga lart e turma nga poshtë ua heq çmimin frikës, bëhen papritur profetë të guximit.

Arian Galdini
Jun 31 min read


Sa ra çmimi i guximit?
Nga Arian Galdini Prej disa ditësh po shfaqet para nesh një mrekulli e rrallë shoqërore. Në një vend ku njerëzit për vite kanë jetuar me frikë nga një pëlqim, nga një koment, nga një fotografi, nga një përshëndetje publike me njeriun e gabuar, ndaluar, mohuar, dhe ku shumë prej tyre do t’i kthehen sërish kësaj frike sapo vala të bjerë, papritur u hap një treg i ri, tregu i guximit. Guxim me shumicë. Kurajë me çmim të ulur. Idealizëm i nxjerrë si mall në shitje publike. Dje is

Arian Galdini
Jun 32 min read


The Republic is not Property: The Three Ownerships of Zvërnec!
By Arian Galdini There come moments when a country must not ask only who is right in a conflict. It must ask who is trying to take ownership of the conflict. In Zvërnec, the struggle is no longer only over land. It is a struggle over ownership. Who owns the territory? Who owns the protest? Who is preparing to take political ownership over tomorrow’s Albania? These are the three questions no one has the right to avoid. Because a country is not endangered only when its land is

Arian Galdini
Jun 39 min read


Republika nuk është pronë: Tre pronësitë e Zvërnecit!
Nga Arian Galdini Vijnë çaste të tilla, kur një vend nuk duhet të pyesë vetëm kush ka të drejtë në një konflikt. Duhet të pyesë kush po përpiqet ta marrë konfliktin në pronësi. Në Zvërnec nuk po luftohet më vetëm për tokën. Po luftohet për pronësi. Kush e ka territorin? Kush e ka protestën? Kush po përgatitet të marrë pronësinë politike mbi Shqipërinë e nesërme? Këto janë tri pyetjet që askush nuk ka të drejtë t’i shmangë. Sepse një vend nuk rrezikohet vetëm kur i merret toka

Arian Galdini
Jun 38 min read


Teza ime për Zvërnecin
Faleminderit gazetarit Red Varaku, faleminderit NTV dhe emisionit “Jashtë Kontrollit” për hapësirën. Teza ime është e thjeshtë: Kur çdo VKM, tender, koncesion, investim strategjik apo projekt i madh nis pa dosje të plotë publike, atëherë nuk kemi më vetëm qeverisje. Kemi metodë, stil, kulturë të thyer në ligjësi të mbrapshtë qeverisjeje. Në e për Zvërnecin nuk mjafton të pyesim kush bërtet më fort, kush proteston, kush e mbështet apo kush e kundërshton projektin. Pyetja është

Arian Galdini
Jun 31 min read


Poezi: Në Gjirokastrën e Kadaresë!
Nga Arian Galdini Në Gjirokastër hyra si hyn njeriu në një mendim që e ka pritur më gjatë se jeta e vetë. Qyteti ngjitej mbi shpat, jo për t’iu afruar qiellit, por për ta parë tokën me ndërgjegje më të rëndë. Nuk ishte lartësi. Ishte provë. Guri rrinte kudo, në mur, në prag, në shkallë, në çati, në atë palcë të ftohtë të qytetit ku njeriu e kupton se koha nuk kalon mbi sendet, por futet brenda tyre. E preka një gur me dorë. Nuk ishte i ftohtë. Ishte i përmbajtur. Si njeriu që

Arian Galdini
Jun 37 min read


Duhet protestuar për të vërtetën, jo për mikrofonin
E drejta për protestë është e shenjtë. Por edhe kauza më e drejtë mund të vidhet, nëse zemërimi zëvendëson dosjen. Në Zvërnec e për Zvërnecin, Rrjollin, etj, duhet protestuar për të vërtetën, jo për mikrofonin. Duhet kërkuar dosja, jo pronari i ri i kauzës. Republika nuk i dorëzohet as gardhit, as turmës. Republika kërkon dosjen.

Arian Galdini
Jun 31 min read


Për protestën
Jam pro të drejtës së protestës, por kundër çdo proteste që bëhet pronë e padukshme. Jam pro investimit, por kundër çdo investimi që kërkon besim pa dosje. Jam kundër Ramës, sepse e kthen Shqipërinë në kartë pushteti. Jam kundër turmës, kur turma kërkon të zëvendësojë dokumentin.

Arian Galdini
Jun 31 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
.png)