top of page


Tregim: Viti kur u linda për herë të fundit!
Nga Arian Galdini E mora atë vit siç merret një çelës që s’duhet humbur, jo për të çelur, por për t’i vënë shul një rruge që e njihja me sy mbyllur. Rruga e kthimit kishte qenë gjithmonë më e lëmuara, të kthente pa të pyetur, të vendoste prapë në vendin ku njeriu s’merret në pyetje. Çelësi ishte i zakonshëm. I thatë. Pa hijeshi. Në xhep, megjithatë, bënte punën e vet, ma priste dorën sa herë që dora kërkonte lehtësi. Nata e ekranit e këputi ujdhinë. Drita blu rrëshqiti në mur

Arian Galdini
Apr 226 min read


Alfabeti i verbërisë!
Nga Arian Galdini Gishti ende i njomë nga boja e votimit, telefoni i ndezur në dorën tjetër, fleta e palosur keq si një copë letër që ka kaluar nëpër trup pa lënë gjurmë, kjo pamje mjafton për ta kuptuar një sëmundje të tërë. Një djalë tetëmbëdhjetëvjeçar sapo ka dalë nga qendra e votimit. Ligji e njeh si qytetar. Çasti tjetër e nxjerr para ekranit. Ai përpin dy rreshta, nuk e mbaron as fjalinë e tretë, nuk e di kush flet, nuk e di ç’vlerë ka fjala, nuk e di ç’do të thotë të

Arian Galdini
Apr 215 min read


Litari që s’mbyt!
Nga Arian Galdini Në historinë e njeriut ka shpikje që e ngrenë jetën dhe shpikje që e poshtërojnë. Më zbuluese nuk janë gjithmonë ato që prodhojnë hekur, avull, dritë a fuqi. Më të rëndat janë ato që shpikin mënyra për ta mbajtur njeriun ende gjallë pa i lënë kushtet për të jetuar si njeri. Qytetërimi matet jo aty ku ngre ura, jo aty ku ngul kulla, jo aty ku shkruan ligje të bukura për veten, por aty ku shfaqet i pafuqishmi, i paemri, i harruari, ai që nuk hyn në pikturat e

Arian Galdini
Apr 208 min read


Poezi: Betejat e mia...
Nga Arian Galdini Mbi Kal të Mungesës hipëm Mbi Kal të Mungesës fluturuam Patkua Shpresën i vumë Sakrificën Kamzhik në duar.. Ne Krisht menduam të ngjanim E Dhimbje për Botën vuam Por Kryq më për ne nuk kishte Harruam sa keq Harruam... Ishte Bota e ndezur fitil Që larg prej vetes na donte Ndaj Helm në vesh të Ndërgjegjes Na hodhi që të na gjymtonte... E ramë ne, ramë pa dëshirë E Ngriu dhe Kali Jonë Por dhe Vajtocat kanë Ngrirë E Nuk ka më kush të na vajtojë. Koha nuk fliste

Arian Galdini
Apr 191 min read


Poezi: LRE - Rinisja
Për Rinisjen Kombëtare Nga Arian Galdini Në dhe të thyer, në një dritë të vrarë, kur e vërteta çohej përditë e përgjakur, u ndez pa zhurmë një farë e rrallë dhe mori emër të vetëm: Rinisje. Jo stoli kohe. Jo lule mbi plagë. Jo fytyrë e re e së vjetrës. Por kthimi i kombit te pjesa e vet që ende nuk ishte prishur. Kështu nisëm. Me pakësinë tonë. Me duar të përunjura. Me një dritare drite në murin e gjatë të terrinës. Me aq sa qeshin të fortët kur kujtojnë se historia lind vetë

Arian Galdini
Apr 194 min read


Poem: My Battles!
By Arian Galdini We rode the Horse of Absence through the night, Beyond the reach of men, beyond their speech, We shod its hooves with Hope’s undying light, And raised up Sacrifice as spur and breach. In Christ we thought that we might be remade, And bore the grief the wounded world had shown, How badly we forgot, how far we’d strayed, Yet no cross waited where our backs were weighed. The world was tinder waiting on the spark, And loved us best when we were far from home, So

Arian Galdini
Apr 191 min read


18 Prilli, dita e mbiemrit tim!
Një shenjt, një emër, një amanet i shenjtë! Në rrjedhën e përditshme të jetës, ka ditë që duken si ndalesa hyjnore, si ato çastet kur vetë koha ngadalësohet, kur qielli hapet pak më shumë dhe zemra e njeriut mbushet me një ndjenjë të pashpjegueshme përkujtimi e përkatësie. Për mua, 18 Prilli është një nga ato ditë. Jo një ditëlindje, jo një festë sipas kalendarit të botës, por dita e mbiemrit tim të zgjedhur, dita e Shën Galdinit, ipeshkëvit të Milanos, një shenjtor me rrënjë

Arian Galdini
Apr 193 min read


Poezi: Shtegu i vetmisë!
Nga Arian Galdini Në fillim nuk ishte rrugë, por kripë, jo ajo që bie mbi bukë për t’ia bërë më të durueshme urisë gojën, as ajo që deti lë mbi gur kur tërhiqet prej vetes, por tjetra, e fshehta, e ngulur në mish, ajo grimë e bardhë që nuk ndriçon, nuk ledhaton, nuk fal, por ruan, djeg dhe vulos, si kujtesa e një loti aq të vjetër sa fytyra që e derdhi është tretur, ndërsa djegia e tij jo. Aty filloi vetmia ime. Jo kur u pakësuan fytyrat. Jo kur dera humbi zakonin e trokitjes

Arian Galdini
Apr 195 min read


Poezi: Vija në dhe…
Nga Arian Galdini Aty, në dhe, rrinte ai hollim i errët. I njëjti kalim e kishte lënë aty, derisa toka, në një vend, u dorëzua. Ecja. Jo për mbërritje. Jo për shpëtim. Më shumë si ai që e ndjen nën shputë se dheu e ka njohur para gojës. Këmbët hynin aty me sigurinë e gjërave që s’kanë më kujt t’i përgjigjen. Zëri ngjitej deri në buzë dhe binte poshtë prapë, si monedhë në një enë të zbrazur. Ajo rënie i jepte boshit tingull. Përballë rrinte dritarja. Nuk kthente fytyrë. Kthent

Arian Galdini
Apr 171 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
