top of page


LRE nisi në Lezhë
LRE nisi në Lezhë. Me Kelvin Pjetrin, Nismëtarin dhe Kryetarin e LRE Rinisja për Lezhën. Urime e suksese Kelvin Pjetri🇦🇱🫶🙏

Arian Galdini
May 101 min read


Pragu nuk është numër, është e drejta për të lindur politikisht!
Nga Arian Galdini Reforma zgjedhore nuk është çështje formularësh, as marrëveshje zyrash ku partitë matin hijen që duan të hedhin nesër mbi Kuvend. Aty provohet diçka më e thellë se teknika e votës, nëse qytetari shqiptar ka ende të drejtë të krijojë përfaqësim të ri, apo nëse jeta publike do të mbetet pronë e atyre që ruajnë pragun me fjalorin e ligjit. LRE Rinisja qëndron kundër proporcionalit kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore dhe lista të hapura, kur ky model paraqit

Arian Galdini
May 93 min read


LRE Rinisja, rrënja që sistemi nuk e shkul dot
Në Shqipërinë e pluralizmit të shpallur, disa parti lindën nga zemërimi, disa nga pazari, disa nga çarja e radhës brenda të njëjtit oborr të vjetër. Disa morën ekran. Disa morën para. Disa morën leje për t’u dukur, sepse pranuan rregullin e pashkruar të sistemit, të mos ia prekësh rrënjën, të mos ia prishësh tokën, të mos kërkosh qytetar atje ku ai kërkon klient. LRE Rinisja hyri ndryshe. Nuk hyri si zgjatim i një dere të vjetër. Nuk hyri si strehë e një pazari të ri. Nuk hyr

Arian Galdini
May 93 min read


Poezi: Rinisja jonë, Rinisja Kombëtare!
Nga Arian Galdini Mëngjesi nuk vjen me zhurmë. Vjen i hollë, si frymë mbi qelq, si ujë që gjen të çarën e vet në gur, si kambanë e padukshme që bie së pari në kraharor. Kështu vjen edhe kjo orë, jo për të na bërë turmë, po për të na kthyer shtat. Shqipëria e ka mbajtur gjatë qiellin brenda vetes, si pema pranverën, pa e shpallur. Nën asfalt, nën pluhur, nën vite, rrënjët kanë punuar pa emër, kanë mbledhur ujë në terr, për ditën kur dega s’do të ketë më frikë nga lartësia e ve

Arian Galdini
May 82 min read


Rinisja nga Pika Zero
Mbrëmë, në Selinë e LRE, nuk bëmë shfaqje. U ulëm në një rreth të vogël pune, me njerëz që nuk erdhën për qokë, për numër, as për t’i dhënë peshë një fotografie. Erdhën sepse e zgjodhën vetë të ishin aty, për të dëgjuar, për të folur hapur, për të marrë pjesën e tyre të barrës. Folëm për të djeshmen tonë pa u fshehur pas fjalëve. Për lodhjen që na provoi. Për gabimet që duhen parë në sy. Për besimin që kushtoi. Për praninë që dukej, por nuk mbante. Për fjalën që ngrohu pak dh

Arian Galdini
May 82 min read


Poezi: Tryeza që nuk shitet!
Nga Arian Galdini Sallat rrinin ndezur me drita që s’ngrohnin njeri. Ekranet kalonin mbi fytyra si ujë i ftohtë mbi llamarinë. Emrat bënin xhiron e natës, zërat punën e tymit, dhe qyteti, nga aq shumë zhurmë, kishte nisur të mos përgjigjej më. Atëherë ne zbritëm. Jo te skena. Te tryeza. Te druri që njeh peshën e duarve kur njeriu vendos të mos e japë shpirtin për përdorim. Pak. Po pakica e vërtetë ka më shumë natë në sy se turma që fryhet me dritë. Nuk na duhej duartrokitja.

Arian Galdini
May 71 min read


Miq nga Hollanda në Selinë e LRE
Në Selinë e LRE me miq nga Partia GPV Unioni Kristian i Hollandës🇦🇱🇳🇱 Takim i frytshëm dhe besoj bashkëpunimi do të jetë i vlefshëm për LRE dhe GPV. Vijojmë punën…

Arian Galdini
May 71 min read


Poezi: Ai që s’fshihet në asnjë libër!
Nga Arian Galdini Nuk jam më ai që thashë dikur se jam. Ai mbeti në gojët që i vunë emër çdo gjëje veç plagës së vet. Që prej asaj dite e kuptova se koha jonë nuk i vret gjërat duke i thyer. I vret duke ua ndërruar emrin. Uljen e quan urti. Dorëzimin e quan pjekuri. Heshtjen e quan qytetari. Mungesës së shtyllës i vë emrin liri. Dhe njeriu, duke i dëgjuar gjatë këta emra të larë, nis e zbrazet pa zhurmë, si shtëpi ku drita rri ndezur edhe pasi fryma ka dalë. Njëherë shkrova,

Arian Galdini
May 74 min read


Rinisja në veprim…
Të enjten, në orën 18.30 shihemi në Selinë e LRE. Të dielën shihemi në Lezhë. Nuk ndalemi më. Do tia dalim. Ne jemi LRE, Ne jemi Rinisja🇦🇱🫶🙏

Arian Galdini
May 61 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
