top of page


Kemi thënë që ia kemi rinisur, e nuk ka më ndalje
Takime të vogla, kudo e ngado. Takime të vogla e me pak njerëz e pa zhurmë e pa tam tame. Po e do të shkojmë kudo ku na thërrasin e ftojnë. Nuk duam e nuk kërkojmë as synojmë numra, popullaritet, salla plot apo takime të mëdha. LRE do të jetë partia e takimeve të vogla e me njerëz që vijnë e zgjedhin të jenë të pranishëm me dëshirën e vullnetin e tyre dhe që e bëjnë këtë gjë për veten e tyre. Rinisja nuk ka ngjashmëri as me LRE-në e deridjeshme, e aq më pak me të tjerët. Do t

Arian Galdini
May 62 min read


Ne ia kemi rinisur…
Unë jam rikthyer. Ia kam rinisur nga pika zero. Por: Nuk kërkoj njerëz të rehatisë, e lodhjes, dekurajimit e medemekizmit. Jam rikthyer për ata e me ata që janë për mos tu lodhur, e për mos tu stepur, e për mos tu ndalur. Jam rikthyer e ia kam rinisur për ata e me ata që janë me shpirt sakrifice e veprimi. As kam përjashtuar kënd, as dua të ndahem me askënd. Kush nuk e ndjen se mundet të vijojë të qëndrojë në zjarrin e sakrificës e moslodhjen e mundimit, vjen bashkë me mua, ë

Arian Galdini
May 62 min read


Poezi për babain tim: Ai s’më udhëhoqi, por u bë rrugë!
Nga Arian Galdini Ti nuk erdhe si flakë që lyp syrin e botës. As si bubullimë që e do malin vetëm për t’ia kthyer vetes jehonën. Erdhe si guri i vënë në themel, që s’e kërkon vështrimin, por mban mbi vete atë që s’duhet të bjerë. Nuk më ndërtove kështjella me fjalë. Më dhe një strehë prej heshtjeje, ku stuhitë nuk mungonin, por gjenin përballë vetes një qëndresë që s’dinte të përkulej. Që atëherë e mora vesh se shtëpitë e vërteta nuk i mbajnë muret, por njeriu që pranon të bë

Arian Galdini
May 43 min read


Ptolemaidha, tryeza tjetër e Shqipërisë
Dje, në Ptolemaidhë, nuk kërkuam turmë. Nuk kërkuam zhurmë. Nuk kërkuam fotografi për të provuar se ishim shumë. Kërkuam një tryezë. Dhe tryeza na dha atë që politika e humb e para, dëgjimin. U ulëm me shqiptarë të mirë të Diasporës, jo për t’u folur nga larg, por për të dëgjuar nga afër çfarë lë atdheu te njeriu kur njeriu jeton larg tij, mundin, kujtesën, pyetjen, mallin që nuk mjafton po nuk bëhet përgjegjësi, fëmijën mes dy gjuhësh dhe emrin shqiptar që nuk duhet të zbehe

Arian Galdini
May 42 min read


Po na vjedhin, por kush i voton?
Po na vjedhin, por kush i voton? Po janë hajdutë, por kush ua jep votën e mbush sallat? Po janë xhambazë, por kush i nderon, vlerëson, ndjek, duartroket? Nëse besojmë parullat: Na vjedhin, poshtë hajdutët, ti shporrim plaçkitësit, duhet edhe ti zbatojmë. Sepse ne duam parullat e parullaxhinjtë, ama nuk duam përgjegjësitë. Përgjegjësitë nuk merren me shpallje, merren me jetë. Jeta jonë dëshmon më fort se gjithçka se sa i refuzojmë e nënçmojmë e përçmojmë e urrejnë ne hajdutët,

Arian Galdini
May 21 min read


Na vjedhin! Poshtë hajdutët…
Na vjedhin! Poshtë hajdutët! Këto janë dy parullat e mbarëshpërdoruara kudo e kurdoherë në çdo kohë, e jo vetëm në vendin tonë. Të gjithë ata që duan të ngjiten lart, marrin vota, zgjidhen në Parlament, Këshilla Bashkiakë apo role, ofiqe, detyra, poste a pozicione politike, e marrin këtë refren dhe e shndërrojnë në muzikën e tyre të veprimit e shfaqjes. Dhe shpesh, u ecën mirë. Krijojnë frymë, masë, mbështetje, strukturë, mitingje, popullaritet dhe famë, e ka raste kur edhe m

Arian Galdini
May 22 min read


Pse Rinisja?
Pse Besëlidhja e Re e Rinisjes? Sepse ne nuk pranojmë të shuhemi edhe kur na e mohojne e bllokojne dritën. Sepse ne nuk kemi dështuar kurrë në qëllime, vlera, nder e parime. Nuk ia kemi dalë dot të arrijmë objektiva, por nuk kemi dështuar kurre në atë që jemi. Po, në 6 vite, nuk ia dolëm dot të bëhemi të dukshëm, apo ndikues, e padiskutim nuk arritëm dot të hyjmë në skenë. Çfarë kemi bërë e çfarë na ka ndodhur, ka qenë një histori e jashtëzakonshme njerëzore, për ta mbajtur d

Arian Galdini
May 22 min read


Rinisja është këtu
Mirëmëngjesi miq, Rinisja është këtu, LRE është në besëlidhjen e re. Për 5 vite si Themelues e Kryetar i LRE, kam qenë i nderuar e sfiduar të veproj e vendos, me thirrjen e përgjegjësinë e njeriut që duhet edhe të jetë në drejtimin e një partie por edhe garuesit e konkuruesit në emër të këtij Grupimi. Nuk ia dola dot të jem ai që e meriton të jetë në krye e as të jem konkurent i suksesshëm për 1 milion arsye. Pak rëndësi ka kjo e shkuar. Tashmë kjo e shkuar, mbaroi me Besëlid

Arian Galdini
May 22 min read


Rinisja nga Pika Zero
Mbrëmë, në Selinë e LRE, nuk u mblodhëm për të parë sa karrige ishin zënë. U mblodhëm për të parë nëse rrënja ishte ende gjallë. Karrigia tregon kush u ul. Rrënja tregon kush mbetet. Ajo nuk ruan zhurmën, nuk i njeh fotografitë, nuk mashtrohet nga emrat që kalojnë mbi të si hije. Rrënja rri poshtë, në atë errësirë ku fjala ose bëhet ushqim, ose thahet. Ia rinisëm. Jo nga asgjëja. Nga toka ku ranë pesë vite besimi, gabimi, lodhjeje, sakrifice dhe mësimi. Nga ajo që na kushtoi.

Arian Galdini
May 12 min read
LAJME & OPINIONE
bottom of page
